LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja po mendon ta lejojë Ukrainën të përdorë armët amerikane për ta sulmuar Rusinë?

SHBA-ja po mendon ta lejojë Ukrainën të përdorë armët amerikane për ta sulmuar Rusinë?

SHBA-ja e ka ndaluar Ukrainën të godasë objektivat në territorin rus me arsenalin e saj të armëve.

Por kjo thuhet se mund të jetë gati për të ndryshuar.


New York Times ka raportuar se zyrtarët amerikanë po debatojnë për të rikthyer këtë rregull, për të cilin Ukraina ka argumentuar se pengon rëndë aftësinë e saj për të mbrojtur veten.

Ky vendim vjen pasi Rusia ka vendosur armët përtej kufirit nga verilindja e Ukrainës dhe i ka drejtuar ato në Kharkiv.

Por, bëhet e ditur se propozimi ende nuk i është dorëzuar zyrtarisht presidentit amerikan, Joe Biden, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Analistët thonë se ndryshimi i politikës mund t’i jap Ukrainës një avantazh thelbësor në sulmet kundër Rusisë.

Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse
Lexo po ashtu Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse

Disa nga aleatët e SHBA-së, si Britania e Madhe, kanë hequr tashmë kufizimet për armët e tyre.

Megjithatë, ka shqetësime se si Rusia do t’i përgjigjet kësaj lëvizjeje.

Ky shqetësim ka luajtur rol qendror edhe në atë se sa ndihmë do t’i jepet Ukrainës.

Rusia kërcënon me sulm caqet britanike nëse Ukraina i përdor armët e saj për të sulmuar territorin rus
Lexo po ashtu Rusia kërcënon me sulm caqet britanike nëse Ukraina i përdor armët e saj për të sulmuar territorin rus

Kjo pasi SHBA-ja gjatë gjithë luftës në mënyrë graduale e ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën, duke i dorëzuar asaj armët më të sofistikuara.

Ndryshe, Ukraina shpesh ka injoruar paralajmërimet e SHBA-së për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, të tilla si sulmet ndaj gadishullit të Krimesë dhe sulmet e thella brenda Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Kalo në kategori