LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhuron 2 laparaskopë modern për QKUK-në

SHBA-ja dhuron 2 laparaskopë modern për QKUK-në

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Programit për Asistencë Humanitare, i ka dhuruar 2 laparaskopë me pajisje përcjellëse Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Këta laparaskopë janë të teknologjisë së fundit dhe janë të vetmit që janë në përdorim në vendet e Ballkanit. Pajisjet kapin vlerën e më shumë se 239 mijë eurove.
Donacionin e dorëzoi, Major Courtney Olson, Shefe e Zyrës për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në kuadër të Ambasadës Amerikane, e cila tha donacioni është dhuruar pas kërkesave që kanë bërë institucionet shëndetësore dhe ka kënaqësinë të dorëzojë këtë donacion”, thuhet në njoftimin për media.


Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm në ShSKUK ka falënderuar Komandën Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara për donacionin, duke siguruar se këto pajisje do të përdoren për pacientët që kanë nevojë për intervenime kirurgjike.

Falënderim për donacioni bëri edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se ky donacioni i radhës në kuadër të donacioneve të shumta që kanë bërë Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ferat Sallahu, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, tha se mjekët e klinikës janë të përgatitur për të punuar me këta laparaskopë dhe se me ta do të lehtësohet puna e stafit mjekësor. Në kuadër të këtij projekti para disa jave është dhuruar një CT moderne për Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori