Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka diskutuar me homologun e tij grek, Nikos Dendias, “nevojën urgjente” për të qetësuar tensionet në Mesdheun Lindor.
Departmenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Pompeo u takua me kryediplomatin grek më herët gjatë ditës në Vjenë të Austrisë gjatë turneut të tij në vazhdim në Evropë.
“Sekretari Pompeo dhe ministri i jashtëm Dendias diskutuan marrëdhëniet e forta bilaterale SHBA-Greqi dhe nevojën urgjente për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor”, tha në një deklaratë zëdhënësi i departmentit amerikan, Morgan Ortagus.
Tensionet në rajon janë rritur pas paktit të ri të diskutueshëm detar midis Greqisë dhe Egjiptit. Burimet greke të mbrojtjes dje njoftuan stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdheun Lindor së bashku me Francën.
Stërvitja, e cila përfshin dy avionë luftarakë francezë Rafale, u krye në ishullin e Kretës pasi të mërkurën Franca njoftoi se do të rrisë praninë ushtarake në rajon.
Vendimi i Francës erdhi pasi presidenti i vendit, Emmanuel Macron dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, realizuan një telefonatë për të diskutuar situatën e fundit në rajon.
Dje, Franca tha se po dërgon dy avionë luftarakë Rafale dhe frigatën detare Lafayette në Mesdheun Lindor.
Turqia të hënën rifilloi kërkimet e energjisë në Mesdheun Lindor, menjëherë pas nënshkrimit të paktit detar greko-egjiptian, të cilën Turqia e quajti të paligjshme.
Dje, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, paralajmëroi se do ta paguajë shtrenjtë kushdo që është përgjegjëse për një sulm të ardhshëm mbi një anije turke të angazhuar për kërkimet e energjisë përgjatë ndarjes kontinentale të Turqisë në rajon. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump zemërohet me Zelenskyn: Krimea ka humbur gjatë kohës së Obamas

Pse Papa nuk mund të jetë dhurues organesh?

Jordania shpall të jashtëligjshëm grupin “Vëllazëria Myslimane”, konfiskon asetet dhe zyrat e tij

Pamjet e reja nga tërmeti në Turqi - studioja u trondit gjatë transmetimit televiziv

Ukrainasit zënë rob lufte një mercenar afrikan që lufton për rusët në Doentsk

Dronët ukrainas goditin fabrikën ruse që prodhon dron iranian në Tatarstan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë