Si duket Xherdan Shaqiri e ka lënë pas vete lëndimin.
Ylli i lindur në Kosovë ka pasur problem me vazhdimësi këtë sezon, pasi është penalizuar shumë nga lëndimet.
Megjithatë, tani duket se ka ardhur koha që anësori gjilanas t’i kthehet fushave të blerta edhe atë në ndeshje të madhe ndaj Liverpoolit, e cila zhvillohet sot nga ora 16:00.
Është vet trajneri i skuadrës, Mark Hughes, i cili ka konfirmuar kthimin e tij në skuadër, teksa ka thënë se mund të jetë një opsion në ndeshjen e sotme(shtunë).
“Xherdan Shaqiri ka trajnuar këtë javë kështu që ai mund të jetë një opsion për ne. Ky është një lajm i mirë”, ka deklaruar Hughes.
Ndryshe, Shaqiri nuk ka luajtur një ndeshje për Stoke Cityn që nga muaji janar kur barazuar 1-1 ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/