LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Përveç “Historisë” dhe “Shoqërisë” për klasën e pestë, të gjithë librat tjerë janë dorëzuar te nxënësit

Shaqiri: Përveç “Historisë” dhe “Shoqërisë” për klasën e pestë, të gjithë librat tjerë janë dorëzuar te nxënësit

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, sot ka deklaruar tekstet për arsimin fillor janë dorëzuar në numër rekord. Ai deklaroi se gjithsej 1.350.000 tekste shkollore u janë dorëzuar të gjithë nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm.

“Sa i përket teksteve që ishin parashikuar me kurrikulat e reja, pra me reformën e re në arsim që vazhdon në vazhdimësi, këtë vit shkollor kemi pasur tekste të reja sipas planprogrameve të reja për klasat e treta dhe të gjashta. Për të gjitha klasat nga e para deri në të nëntën dhe reformat e reja, tekstet janë të lidhura me programet e reja”.

“Tekstet e klasës së tretë që kur janë dorëzuar procedurat nga Byroja në nëntor 2021, ne i kemi prodhuar dhe dorëzuar të gjitha tekstet deri më 1 shtator. Tekstet e klasës së gjashtë, pasi programet arritën në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në shkurt dhe mars të këtij viti, të gjithë librat, përveç historisë dhe shoqërisë, janë dorëzuar te nxënësit. Një nga vendimet më të rëndësishme për mua si ministër është që fëmijët të mos jenë pa materiale”, tha Shaqiri.


Ai shtoi se lënda e historisë dhe shoqërisë në klasën e pestë ishte një lëndë për të cilën opinioni kishte shumë kundërshtime dhe më pas u formua një komision që vendosi tërheqjen e tekstit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori