Xherdan Shaqiri ka folur pas ndeshje me Cervena Zvezdan, ku skuadra e tij fitoi 4-0.

Ai kishte një paraqitje të jashtëzakonshme për çka pas ndeshjes e lavdëroi edhe trajneri Jurgen Klopp.


Gazetarët serbë e priten me padurim Xherdan Shaqiri në 'zonën mix' për pyetje pas ndeshjes, por futbollisti shqiptar i ka injoruar ata totalisht.

44705781 10157349892627573 4738169395090554880 o

Gazeta serbe ‘Novosti’ dhe ‘Kurir’ kanë shkruar që lojtari nuk ka dashur të jap deklaratë për mediat serbe, por ka dhënë për mediat britanike.

“Nuk me ka penguar që tifozët e Zvezdës me kanë vërshëllyer, kam luajtur kundër Serbisë në Botëror:

“Unë nuk kam frikë, kam parë disa artikuj mbi këtë temë. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit”.

44753978 10157349974317573 2665159397671436288 n

“Unë shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikë”, ka thënë Shaqiri. /Telegrafi/

telegrafi sport app