Shaqiri flet për të gjitha, nga rikthimi te Baseli te shtëpia ku jeton: Nuk ishte për para, jam si vera, sa më i vjetër aq më i mirë

Xherdan Shaqiri ka befasuar gjithë botën me vendimin e marrë, për tu rikthyer në Superligën e Zvicrës dhe ta vesh fanellën e klubit të tij të zemrës Baselit.
Ylli kosovar u largua nga Chicago Fire në MLS, derisa kishte oferta të tjera por ai vendosi të rikthehet te Baseli në Zvicër.
Pasi e kanë pritur mijëra fansa në qytetin e bukur të Baselit të hënën në mesditë, Shaqiri sot ka dalë në konferencë për shtyp për të folur rreth rikthimit të tij.
“Çfarë e dallon Shaqirin aktual nga ai që u largua nga Baseli në vitin 2012? “Unë mendoj kryesisht përvojën. Siç thotë shprehja: si një verë e kuqe, sa më e vjetër aq më mirë”, tha Shaqiri duke qeshur.
Gjilanasi e di se ka fansa në gjithë Zvicrën dhe thotë se ata janë të lumtur që është rikthyer përsëri.
“E vetmja gjë që di është se kam fansa kudo. Si lojtar i Kombëtares kam fansa në Zurich apo në Zvicrën perëndimore. Jam i sigurt që shumë njerëz janë të lumtur të më shohin përsëri këtu”, vazhdoi tutje Shaqiri.
Shaqiri u pyet nëse do ta marrë shiritin e kapitenit te Baseli, derisa përgjigja e tij ishte se ai është kapiten si brenda ashtu edhe jashtë fushës me apo pa shirit.
“Si lojtar, kam qenë gjithmonë kapiten, pavarësisht nëse e kam pasur shiritin apo jo. Unë do të shkoj përpara. Trajneri do të vendosë nëse do të bëhem kapiten, por është herët për të folur për këtë”, deklaroi sulmuesi kosovar.
Karriera fantastike që ka pasur deri më tani i ka dhënë edhe shumë të mira materiale atij, por edhe miliona. Megjithatë Shaqiri thotë se ai ende është duke jetuar në banesën e tij të vjetër me prindërit e tij.
“Unë jam ende në shtëpi në Kaiseraugst me prindërit e mi. Shpresoj të mos ketë shumë njerëz që i bien ziles (qesh). Ndihem rehat atje në apartamentin tim të vjetër. Fanella ime e titullit të kampionit është ende e varur në dhomën time. Është mirë ta shohësh këtë çdo ditë”, deklaroi Shaqiri.
32-vjeçari tha se ka pasur edhe oferta të tjera, por rikthimi te Baseli në asnjë mënyrë nuk ka qenë për paratë.
“Sigurisht që kam pasur edhe oferta të tjera. Për mua, Baseli nuk ishte zgjedhje për para. Këtu është zemra ime dhe krenari ta vesh këtë fanellë. Kjo ishte arsyeja se e dija se do të arrinim një marrëveshje”, tha Shaq.
Krejt në fund Shaqiri tregoi edhe si lindi ideja për tu rikthyer te Baseli dhe pritshmëritë që ka për të arritur suksese.
“Baseli pyeti vëllain tim dhe menaxhmentin relativisht herët se cila ishte situata ime. Isha i tronditur që FCB m’u afrua. Unë kisha ende një kontratë me Çikagon dhe duhej ta zgjidhja atë së pari. Ishte gjithmonë e qartë për mua se nëse do të kthehesha në Zvicër, do të ishte vetëm në FCB. Për mua është një kthim në shtëpi”.
“Unë jam gjithmonë shumë pozitiv dhe do të mbetem gjithmonë i tillë. FC Basel gjithmonë përpiqet për sukses, ashtu si unë. Është klubi më i madh në Zvicër. Unë di të fitoj tituj këtu. Por edhe unë jam me këmbë në tokë. Sigurisht, FCB nuk ka fituar asnjë titull në vitet e fundit, kështu që ju duhet të qëndroni të përulur. Qëllimi është që klubi të kthehet aty ku ishte”, përfundoi Shaqiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Coutinho bëhet kandidat për “Golin e Vitit” – shënon një ‘perlë’ nga distanca

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Jamie Carragher garon me IShowSpeed në CBS Sports – njëri prej tyre përfundon me pantallona të grisur

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Pse Bayern Munichut i është ndaluar ta veshë fanellën si vendas nëse arrin në finalen e Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës