Shaqiri flet për asistimin e jashtëzakonshëm: E provuam në stërvitje dhe nuk na funksionoi

Xherdan Shaqiri ka dhuruar një shfaqje të jashtëzakonshme të dielën në mesditë, ku Baseli triumfoi në derbi ndaj Zurichut me rezultat 3-4.
Ylli kosovar ishte i pandalshëm duke realizuar het-trik dhe duke bërë një asistim të mrekullueshëm për Philip Otelen.
Përveç tre golave fantastik, Shaqiri u ndal të flasë edhe për asistimin, pasi nga gjuajtja e lirë e dërgoi topin mbi murin e gjallë te Otele i cili realizoi me lehtësi.
Gjilanasit ka thënë pas ndeshjes se këtë skemë e kishin provuar në stërvitje, por që nuk kishte funksionuar.
"E provuam një herë në kampin stërvitor, por nuk na funksionoi. Pashë që ishte distanca perfekte dhe u thashë shokëve se do ta provoja", tha Shaqiri me buzëqeshje.
Ai në fund ka dalë edhe në përkrahje të trajnerit Ludovic Magnin, që rrezikonte shkarkimin nga Baseli nëse nuk merrte fitore.
"Ludo po e bën punën e tij shumë mirë. Ai po e shijon qartë këtu punën e tij dhe mendoj se të gjithë shkojmë në stërvitje çdo ditë me shumë entuziazëm dhe këtë përpiqemi ta përkthejmë në fushë", tha Shaqiri. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






















































