LAJMI I FUNDIT:

Shania Twain pengohet dhe rrëzohet në skenë teksa po performonte

Shania Twain pengohet dhe rrëzohet në skenë teksa po performonte

Shania Twain u penguan dhe rrëzua gjatë koncertit të saj në Çikago të shtunën mbrëma (1 korrik).

Ikona e muzikës ‘country’ ishte duke performuar këngën e saj hit “Don’t Be Stupid” në Amfiteatrin Credit Union 1 kur aksidentalisht u pengua dhe përfundoi duke u rrëzuar.

Pamjet e siguruar nga TMZ shfaqin Twain, duke ecur nëpër skenë kur ajo ra në dysheme, shkruan PageSix.


Foto: TMZ

Por, këngëtarja e njohur u ngrit shpejt dhe e përfundoi këngën pa probleme.

Një dëshmitar okular i tha gazetës se ajo “nuk dukej fare e lënduar”. Në fakt, turma “as nuk reagoi” kur Twain u rrëzua sepse ajo “dukej krejtësisht mirë”.

Këngëtarja është aktualisht në turneun e saj “Queen Of Me”, i cili e bën ndalesën e radhës në Bethel, New York të hënën mbrëma.

Foto: TMZ

Në fillim të këtij viti, këngëtarja gjithashtu mori vëmendje kur foli në mbrojtje të veshjes së saj në CMT Awards 2023.

Ajo sulmoi kritikët që sugjeruan se ajo duhet të “vishej siç e kërkon mosha” në një postim në Instagram në atë kohë, duke shkruar se veshjet janë “një mjet i fuqishëm” për t’u shprehur.

Foto: Getty Images

“Për mua, moda është një mjet i fuqishëm që ndihmon për të përcjellë personalitetin tim dhe për të shprehur kreativitetin tim dhe përveçse të jem me miqtë e mi gjatë natës, është një nga gjërat e mia të preferuara është të marr pjesë në shfaqjet e ndarjes së çmimeve!”, kishte deklaruar këngëtarja.

“Jeta është shumë e shkurtër për të veshur rroba të mërzitshme”, ka thënë tutje ajo.

Këngëtarja e “From This Moment On” ishte shfaqur në event me një kapele të zezë kauboji, çizme mbi gju dhe një set vjollcë nga “Chanel”, që përbëhej nga një bluzë e shkurtër dhe pantallona gjithashtu të shkurtra. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Magazina

"Për një moment menduam se hyri Elvana Gjata në shtëpi", ngjashmëria e madhe e Loredanës së BBVA me këngëtaren e njohur

Magazina
Fansat aludojnë për atë se çfarë Jay Z u pa duke i thënë Beyonces në momentin që ajo mori çmimin në 'Grammy Awards 2025'

Fansat aludojnë për atë se çfarë Jay Z u pa duke i thënë Beyonces në momentin që ajo mori çmimin në 'Grammy Awards 2025'

Magazina
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania

Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania

Magazina
Fero shfaqet në emision me veshjen që e mori dhuratë nga Bedri Krasniqi

Fero shfaqet në emision me veshjen që e mori dhuratë nga Bedri Krasniqi

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori