Si ta zgjidhni, ruani, hapni, madje edhe të gatuani me të.
Diçka e vogël: Shampanjën e prodhoi i pari në shekullin e 17, një murg me emrin Dom Perignon. Dhe … kur e provoi për herë të parë, thirri "Jam duke shijuar yjet!". Që ta ruante mirë atë, ai përdori shishe vere më të trasha se normalja dhe i lidhi tapat e tyre me spango.
Çfarë është: Kjo pije marramendëse është aktualisht një përzierje e shkëlqyer e verës së bardhë dhe asaj të kuqe. Shampanja e vërtetë vjen vetëm nga krahina Champagne e Francës Verilindore, nga kombinimi i rrushit të zakonshëm Chardonnay me Pinot Noir ose Pinot Blanc. Verërat italiane të ngjashme me shampanjën quhen Spumante, ato gjermane quhen Sekt dhe ato të vendeve të tjera si p.sh. në SHBA quhen thjesht verëra me gaz (bula).
Çfarë pamje ka: Këto sajesa me flluska kanë ngjyrë nga e verdha e artë shumë e zbehtë në të kuqe kajsi.
Çfarë shije ka: Shampanja varion në shije nga shkumore e me shumë bula dhe nga e thatë në të ëmbël. Etiketa do t’ju tregojë nivelin e ëmbëlsisë.
Si ta bëni përzgjedhjen tuaj më të thjeshtë:
Brut: jashtëzakonisht e thatë (më pak se 1.5% sheqer)
Ekstra e thatë: e thatë (1.2-2.0% sheqer)
E thatë: paksa e ëmbël (1.7-3.5% sheqer)
Gjysmë e thatë: e ëmbël (3.3-5.0% sheqer); verë shumë e ëmbël
E butë: shumë e ëmbël (mbi 5.0% sheqer); verë shumë e ëmbël
Pse është kaq shumë e shtrenjtë: Shampanjat më të mira, jo vetëm që bëhen me rrushin më të mirë, por ato bëhen gjithashtu me një metodë tradicionale të ndërlikuar që quhet metoda e shampanjës (champenoise) gjatë së cilës vera kalon në një fermentim të dytë në shishe.
Këshilla si ta ruajmë: Shampanja juaj e preferuar nuk duhet të mbahet më shumë se disa orë në frigorifer, sepse i ftohti i tepërt do të zbehë shijen. (Kjo vlen edhe për verëra të tjera të bardha). Ju duhet ta mbani shampanjën në një vend të freskët dhe të thatë.
Këshilla si ta shërbejmë shampanjën: Shampanja (dhe lloje të tjera verërash spumante) duhet të shërbehet e ftohtë, kështu që futeni në frigorifer dy orë përpara se ta shërbeni. Nëse është e nevojshme, ju mund ta ftohni në një mënyrë të shpejtë për 20 minuta duke e zhytur shishen në një kovë me 50 copa akulli dhe ujë.
Për të hapur shishen, bëni veprimet e mëposhtme:
1. Hiqni letrën e varakut.
2. Zgjidheni telin rreth e rrotull tapës.
3. Mbajeni shishen në një kënd 45 gradë, duke e drejtuar larg nga njerëzit në dhomë.
4. Duke i mbajtur gishtat mbi tapë, me ngadalë rrotullojeni shishen (por jo tapën) me dorën tjetër.
5. Kur e ndjeni që tapa lëviz dhe është e lirshme, lirojeni ngadalë nga shishja me gishtin e madh. Kur ta keni bërë, do të dëgjoni një "puf," të lehtë, jo një "pop" të fortë. Shampanja duhet gjith¬monë të shërbehet në gota shampanje të holla, që nuk lejojnë që flluskat të dalin nga gota siç bëjnë gotat me grykë të gjerë. Sigurohuni që gotat të janë pa detergjent enësh dhe pluhur, sepse të dyja këto i shkatërrojnë flluskat.
Këshilla si ta ruani shampanjën: Mënyra më e mirë për të ruajtur shkumëzimin e shampanjës së mbetur është të përdorni një ‘stopper’ prej metali, që mund ta gjeni në dyqanet e verërave. Në vend të kësaj, hidhni një gjilpërë kundra ndryshkut në një shishe, pastaj lidhni një tullumbace sipër në majë. Secila metodë do ta ruajë shampanjën për rreth dy ditë.
A e dinit: A e ka humbur xixëllimin shampanja juaj? Ringjalleni atë, duke hedhur një stafidhe rrushi brenda.
Informacion për vlerat ushqyese: Një gotë shampanjë 100 g do t’ju falë rreth 70 kalori. Do të përvetësoni 1 g proteina dhe 5 mg natrium, por jo fibra, yndyra apo kolesterol.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë