LAJMI I FUNDIT:

Shala: Procedimi i Projektligjit nga Qeveria për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, nuk u bë pa pajtimin e partnerëve ndërkombëtarë

Shala: Procedimi i Projektligjit nga Qeveria për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, nuk u bë pa pajtimin e partnerëve ndërkombëtarë
Foto: Arkiv

Procedimi i Projektligjit për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri nga Qeverisë në Kuvendin e Kosovës do të shkojë deri në fund.

Kështu ka theksuar kryetari i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala.

Ai ka thënë për Telegrafin se deri më tani ata si komision nuk e kanë pranuar këtë projektligj.


“Por kur të vijë, ne do ta procedojmë për ma tutje në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar Shala.

Qeveria mbledhje urgjente, votohet Projektligji për transformimin e FSK-së në Ushtri
Lexo po ashtu Qeveria mbledhje urgjente, votohet Projektligji për transformimin e FSK-së në Ushtri

Ai tha se beson se do të kalojë në Kuvendin e Kosovës transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, sepse sipas tij, kjo gjë është në interes të vendit.

“Unë mendoj se Qeveria dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK) nuk ka ndërmarrë diçka e duke mos e pasur pajtimin e partnerëve ndërkombëtarë”, ka theksuar Shala.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ishte ministri i FSK-së, Rrustem Berisha që e kishte bërë këtë propozim në mbledhjen e ekzekutivit kosovar.

Me këto projektligje, FSK-ja pritet të marrë detyra të reja dhe Ministria e FSK-së të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes.

Projektligjet për transformimin e FSK-së, ekspoze e ministrit Berisha
Lexo po ashtu Projektligjet për transformimin e FSK-së, ekspoze e ministrit Berisha

Berisha kishte deklaruar se kur të krijohen kushtet do të shkohet edhe me ndryshime kushtetuese për ndryshimin e emrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë pikë janë të domosdoshme dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës dhe dy të tretat e votave nga deputetët që përfaqësojnë komunitetet pakicë në Kuvend.

Presidenti i shtetit kishte theksuar fillimisht se nuk është momenti i duhur që të bëhet ky procedim, madje ai pati thënë atë ditë se ky nuk është vendim i duhur, sepse jemi në prag të votimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.

Mirëpo, brenda të së njëjtës ditë, Thaçi ka deklaruar qëndrimin e tij pro transformimin e  FSK-së në ushtri.

“Dua t’ua largoj çdo dilemë: jam pro transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për rajonin. Përkundrazi, do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes, sigurisë shtetërore, rajonale dhe globale. Prandaj, në këtë pikë, institucionet e Kosovës flasin me një zë dhe kemi një qëndrim”, kishte shkruar ndër të tjerash Thaçi në Facebook.

Në anën tjetër Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka publikuar një deklaratë në lidhje me projektligjet e aprovuara nga Qeveria, për transformimin e FSK-së në ushtri.

Në deklaratën e saj, ambasada e SHBA-së thotë të mos jetë këshilluar në lidhje me këto projektligje dhe se duhet të i analizojë ato për ta ditur qëllimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori