Shakira do të transferohet në Miami vitin e ardhshëm me dy fëmijët e sa, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Gerard Piquen dhe avokatëve të tyre në një takim maratonë 12-orësh.
Ylli kolumbian i popit, 45 vjeç, do të zhvendoset nga baza familjare në Barcelonë për në Florida me djemtë Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, në fillim të Vitit të Ri sipas shtypit katalan.
Gerard, i cili shpërtheu në lot të shtunën në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës gjatë një fjalimi emocional lamtumire pas tërheqjes nga futbolli, thuhet se i është dorëzuar dëshirave të Shakirës për të shmangur një betejë të shëmtuar divorci në gjykatë, shkruan DailyMail.
Takimi përfundoi me marrëveshjen që hoqi pengesën kryesore në përpjekjet e vazhdueshme të çiftit për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës.
Bisedimet maratonë filluan të hënën pasdite në ish-shtëpinë e familjes së Shakira dhe Gerard në Esplugues de Llobregat në periferi të Barcelonës.
Ai nuk përfundoi deri në orët e para të mëngjesit të së martës sipas shtypit vendas, me negociatat e përshkruara si ‘intensive’ nga e përditshmja katalanase El Periodico.
Ndërsa, La Vanguardia, e cila gjithashtu raportoi për marrëveshjen ‘pas 12 orësh negociata’ shtoi: ‘Milani dhe Sasha do të shkojnë me Shakirën në Miami’.
“Fëmijët do t’i kalojnë Krishtlindjet në Barcelonë, por sapo të fillojë viti 2023, futbollisti do të thotë lamtumirë dhe do të bëjë një sakrificë të dhimbshme në mënyrë që të rinjtë të mos përjetojnë një ndarje edhe më traumatike mes prindërve të tyre. Ai do të jetë në gjendje të kalojë Oqeanin Atlantik për t’i parë sa herë të dojë. Shpenzimet do të përballohen nga të dy”, tha media.
Ndërkohë, Gerard me më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin katalanas, tronditi botën e futbollit javën e kaluar kur njoftoi se po i jep fund karrierës së tij në këtë sport.
Pasi bëri një fjalim emocionues pas fitores së Barcelonës kundër Almerias në Nou Camp, ylli i pensionuar u pa duke u ngushëlluar nga e dashura e tij, Clara Chia, 23 vjeçe, teksa ata putheshin dhe përqafoheshin në tribunë në fushë.
Gerard – i cili njoftoi ndarjen e tij nga Shakira në qershor mes thashethemeve mashtrimi – ka patur dalje të vazhdueshme me të dashurën e tij modele javët e fundit.
Marrëdhënia e yllit të futbollit me bukuroshen e lindur në Barcelonë, Clara, u shfaq menjëherë pasi ai dhe Shakira njoftuan në qershor se ishin ndarë pas 11 vitesh dhe dy fëmijëve së bashku.
Jeta e tij personale ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që atëherë dhe është cituar si një nga arsyet e vendimit të tij tronditës të pensionimit.
Webfaqja spanjolle e lajmeve Niusdiario raportoi javën e kaluar se çifti tani po jetojnë së bashku në apartamentin luksoz të Gerard në qendër të qytetit në Barcelonë dhe po planifikojnë të krijojnë një familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit