Site icon Telegrafi

Shaka mes legjendash, Totti e ngacmon Del Pieron duke e quajtur ‘shofer tramvaji’

(Foto: Getty Images)

Francesco Totti është tallur me veshjen e Alessandro Del Pieros për finalen e Kampionatit Botëror duke i thënë se dukej si një shofer tramvaji.

Dyshja fituese e Kupës së Botës të vitit 2006, ishin në mesin e shumë legjendave të futbollit që ndodheshin në tribunat e Lusail Stadium për ta ndjekur finalen e ‘Katar 2022’.

Ikona e Romës ishte duke darkuar me ish-yllin e Interit, Marco Materazzi dhe me arritjen e kapitenit legjendar të Zonjës së Vjetër, i tha: “Ai duket si një shofer tramvaji… biletat, biletat…”.

Edhe Del Piero edhe Totti shënuan nga një gol në Kampionatin Botëror, ‘Gjermania 2006’, kur Azzurrët e ngritën kupën pas fitores ndaj Francës në penallti.

Ndryshe, të dielën, Argjentina u shpall kampion bote për vitin 2022 duke e mposhtur po ashtu Francën pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5bP3uW4cEbI

Exit mobile version