Shabani: Kosova synon kreun në grup në fazën e parë kualifikuese për ‘Euro 2022’

Përzgjedhësi i Kosovës në konkurrencën e femrave, Agron Shabani, ka filluar punën me hendbolliste për ndeshjet eliminatore për ‘Euro 2022’.
Kosova bën pjesë në grupin A të fazës së parë kualifikuese. Ndeshjet me Qipron, Luksemburgun dhe Portugalinë luhen prej 3 deri më 5 qershor në Prishtinë.
Shabani ka konfirmuar se ekipi jonë e synon pozitën e parë që siguron avancimin tutje. Por, ka pranuar se do të jetë shumë vështirë, kryesisht për shkak të mungesave të rëndësishme dhe nivelit të lartë të Portugalisë.
Lojtaret tashmë kanë nisur të grumbullohen. Njoma Zogaj, që debuton, tashmë është vendosur në Prishtinë, ndërsa grumbullimi zyrtarisht fillon nesër, kur është edhe stërvitja e parë. Fillimisht të grumbulluara do të jenë kryesisht lojtaret e skuadrave të vendit. Më 29 maj kompletohet ekipi.
“Kemi ftuar 19 lojtare, marrë për bazë që janë tri ndeshje kualifikuese. Synimi ynë është që të mundohemi, të japim maksimumin, që ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Pra synojmë rezultat të favorshëm, përkatësisht vendin e parë në grup. Por nuk do të jetë lehtë. Kemi të bëjmë me tre kundërshtarë të rangut të ndryshëm. Për Qipron nuk kemi informata të mjaftueshme. Me Luksemburgun kemi luajtur dy ndeshje miqësore dhe shënuam një fitore e një humbje. Në ato ndeshje ishim thuajse komplet. Luksemburgun e njoh, ka ligë amatore dhe përfaqësuese të re. Portugalia është një Kombëtare në zhvillim e sipër. Me disa rezultate dhe lojë në kualifikimet e fundit kundër Gjermanisë më ka befasuar me lojë të mirë”, ka thënë Shabani, ndërsa citon faqja e FHK-së.
Ai thekson se për shkak të mungesave nuk do të jetë e lehtë. Shabani përmend mungesën e Leonora Demajt, Albana Arifit, Kristina Ukajt, Shkurte Mehmetit, Mirjeta Bytyqit, motrave Rexhepi dhe disa të tjerave.
“Thuajse një ekip e kemi jashtë grumbullimit. Por situata është kështu. Natyrisht kemi lojtare cilësore në përbërje dhe jam i sigurt se do të japin maksimumin. Vajzat janë të vetëdijshme se çka pritet nga ne. Janë të motivuara dhe të vetëdijshme për rëndësinë e turneut kualifikues. Kemi emra të rinj si Njoma Zogaj prej të cilës presim freski. Është Alma Nivokazi, një lojtare në zhvillim. Janë edhe disa emra tjerë të rinj e po ashtu disa lojtare të rëndësishme që kthehen në Kombëtare. Shpresoj që me motrat Hajdari, Gjikokajn, Kelmendin, Markun, Rugovën, Aliun, Kamerin, Halitin, Ramën, Stagovën, Ylberin, Ujkiqin, Istrefin, dy portieret e reja që janë ardhmëria e hendbollit kosovar Ahmetxhekajn e Ukajn, do ta arrijmë qëllimin – t’i kalojmë parakualifikimet. Por e përsëris, në bazë të mungesave do të jetë vështirë. Gjithsesi do të japim maksimumin dhe nuk do të dorëzohemi për asnjë çast”, është shprehur trajneri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve – shpall fituesin e tij

Dy lojtarë të Unitedit falin Taravinë së bashku në një xhami në Mançester

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Ia bëri vetëm një pyetje të thjeshtë: James tregon se si e bindi Perez që të transferohej te Real Madridi

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE