Për të pestin vit me radhë pritet të mbahet konventa vjetore “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”. Në këtë konventë të gjitha kompanitë apo brendet në vend kanë mundësi të promovohen si dhe të afirmohen në ngritjen e kapaciteteve të njohurive të reja dhe eksperiencave të ndryshme kudo në botë.
Kjo konventë ka për synim që një herë në vit t’i bashkoj menaxherët e shumë kompanive që të ndajnë idetë dhe çështjet e biznesit në shitje.
Denis Gafuri, trajner i shitjes në një intervistë për Telegrafin ka folur për organizmin e kësaj konvente, duke dhënë dhe shumë detaje tjera, si dhe duke treguar se kush do të jenë folësit e kësaj konvente.

Gafuri tha se këtë vit në këtë konventë do të ketë folës nga Dubai, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nga Gjermania, si dhe nga rajoni: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
“Këtë vit do të ketë folës që do të bashkëngjiten nga Dubai, nga SHBA-të. Kemi një folës që vjen nga Gjermania, dhe sigurisht që do të kemi folës dhe nga rajoni, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe nga vendi ynë”, tha ai.

Mirëpo, çfarë e dallon konventën e këtij viti me atë të vitit të kaluar, Gafuri tha: “Diferenca e kësaj konvente dhe asaj të kaluar janë temat të cilat do t’i trajtojmë, e të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet që janë duke ndodhur në vazhdimësi në ekonominë globale, e cila po afekton dhe në ekonominë tonë në çdo fushë të jetës. Secili nga folës e trajnerë që do të jenë aty, e kanë për mision që t’i ndajnë vlerat e t’i japin udhëzimet se si t’i tejkalojnë këto sfida me të cilat po ballafaqohemi çdo ditë. Ne duhet të shohim se si të dalim nga ky recesion si fitues, e jo humbës”.
Por, Gafuri gjithashtu thotë se ata që duan të jenë pjesë e konventës, duhet të jenë të interesuar të mësojnë dhe ta aplikojnë atë në praktikë.
“I kisha lut ata që duan të vinë në këtë konventë, të jenë të interesuar të mësojnë. Edhe kompanitë mos të na dërgojnë njerëz që vetëm të shkojnë e dëgjojnë, ose mos me marr vesh. Prej secilit spiker, veç nga një send me marr me apliku, ata kanë me pas sukses. Le të jetë spikeri më i mirë në botë, e këshillat më të mira në botë me i jep për sukses, nëse nuk aplikohen është barazi me zero. Por, ju garantoj se secili nga ne që do të ndajmë vlera me audiencën kanë me i marr dhe nëse i aplikojnë do të kenë shumë sukses, jo vetëm personale por dhe atë profesionale dhe në çdo fushë të jetës”, u shpreh trajneri i shitjes.

Gafuri gjithashtu tregoi që sivjet konventa nuk do të jetë online, por me prezencë fizike. “ Sivjet organizimi do të jetë me prezencë fizike. Secili ka mundësi të kenë kontakte me njerëz, e jo virtuale ashtu siç e kemi bërë për shkak të COVID-19”, tha ai.
Ndërkaq, konventa do të mbahet për dy ditë radhazi, më datë 21 -22 tetor, 2022.
“E kemi parapa që do ta mbajmë dy ditë, 21 dhe 22 tetor, një kohë shumë e mirë për të investuar në veten tënde”, tha ndër të tjera Gafuri për Telegrafin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare