LAJMI I FUNDIT:

Sfida interesante në xhiron e 25-të, vëmendja në Karagaçi

Sfida interesante në xhiron e 25-të, vëmendja në Karagaçi

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 25-të në Prince Caffe Superligë.

Përballja e parë do të zhvillohet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Trepçës.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë dhe kanë siguruar “Play-off”-in, kurse ‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë dhe do të luajnë pa presion. Skuadra nga Gjakova numëron 11 fitore e 13 humbje, kurse ajo nga Mitrovica 22 fitore e dy humbje.


Të shtunën do të zhvillohet dueli tjetër mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadrave verdhezi. Kampionët e Kosovës renditen në vendin e dytë me 17 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit janë në pozitën e tretë me 15 fitore e nëntë humbje.

Duel shumë i vlefshëm është ai i së dielës mes dy skuadrave prizrenase, Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë. Prizreni ka shtatë fitore e 17 humbje, kurse Portokallezinjtë nëntë fitore e 15 humbje, andaj është një sfidë direkte që dërgon në garat e “Play-off”-it.

Po të dielën do të zhvillohet dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut. Bardhekaltrit momentalisht janë në vendin e katërt me 14 fitore e dhjetë humbje, kurse istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 24 humbje. /Telegrafi/ 

Prince Caffe Superliga-Java 25

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Trepça

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli

E diel

20:00 Proton Cable Prizreni-Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina-Istogu

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori