Sfida e Londrimit nga ‘Vëllai i Madh’ - vendosi t’i digjte valixhet e t'i dërgonte të gjithë në nominim

Londrimi, mbeti banori i fundit në sfidën e ‘Vëllait të Madh’ nga zinxhiri i shpëtimit.
Atij iu dha një sfidë e vështirë, ku duhej të digjte valixhet e konkurrentëve të tjerë, në mënyrë që ta shpëtonte veten dhe të shpallej banor zyrtar i këtij formati.
“Pranoj sfidën. Vendosi ma ia djeg valixhet edhe ta shpëtoj veten” , u shpreh ai.

Më pas dolën edhe pamjet derisa po digjeshin valixhet e banorëve jashtë shtëpisë.
Tani banorët veç kësaj shkuan edhe në nominim, krahas Londrimit, i cili është i konfirmuar në këtë reality shou.
Kjo lojë shkaktoi debat e polemika të shumta ndërmjet tyre, ku shumë banorë reaguan të revoltuar.
Ata thanë se kjo gjë nuk duhej të ndodhte, sidomos në fillimin e spektaklit.
PRIME 1 - Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com
E në fund, Alaudini zbuloi se nuk ka pasur fare rroba brenda atyre valixheve. /Telegrafi/



























































