LAJMI I FUNDIT:

Setien thotë se është sqaruar me Griezmannin pas ‘nënçmimit’ në ndeshjen ndaj Atleticos

Setien thotë se është sqaruar me Griezmannin pas ‘nënçmimit’ në ndeshjen ndaj Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka thënë se ai ka folur me Antoine Griezmann pas paraqitjes së tij të diskutueshme kundër Atletico Madridit.

Ylli francez ishte i vendosur si rezervist në tre nga katër ndeshjet e fundit dhe kjo ka krijuar befasi të njohësit e futbollit.

Kulmi i nënçmimit të Griezmann nga trajneri Setien ishte inkuadrimi i tij në lojë në minutat shtesë kundër Atletico Madridit.


Dalin pamjet e reagimit prekës të Simeones gjatë zëvendësimit të Griezmannit në minutat shtesë
Lexo po ashtu Dalin pamjet e reagimit prekës të Simeones gjatë zëvendësimit të Griezmannit në minutat shtesë

Megjithatë, Setien ka deklaruar se tashmë ka biseduar dhe është sqaruar me Griezmannin, i cili sipas tij është një profesionist dhe njeri i jashtëzakonshëm.

“Ai është i mirë. Kam shkëmbyer disa fjalë me të. Antoine është një profesionist i shkëlqyeshëm, ai është një lojtar që e kupton situatën”, ka thënë fillimisht Setien.

Rivaldo i mërzitur dhe i befasuar me tretmanin e Griezmannit te Barcelona
Lexo po ashtu Rivaldo i mërzitur dhe i befasuar me tretmanin e Griezmannit te Barcelona

“Ai është një djalë i jashtëzakonshëm që është jashtëzakonisht profesional”.

“Nuk do të ndikojë në të kur ai të luajë përsëri. Ai është shumë pozitiv dhe ne mund të llogarisim tek ai 100 për qind kur ai kthehet në fushë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori