Tenistja legjendare Serena Williams rikthehet pas një viti pauze, dhe do të luajë në Wimbledon me ftesë speciale.

Williams nuk ka luajtur që nga Wimbledoni i vitit të kaluar kur e dorëzoi duelin ndaj Aliaksandra Sasnovich në ndeshjen e parë kur rezultati ishte 3:3 në setin e parë.


Shumë menduan se ishte fundi i karrierës së tenistes më të madhe në histori, por sot ajo i mohoi këto lajme dhe paralajmëroi paraqitjen në turneun më prestigjioz të tenisit.

Serena, e cila do të mbushë 41 vjeç në shtator, aktualisht është vendin e 1223, ndaj i është dashur të marrë një “wild card” për të performuar në teke dhe me shumë gjasa do të performojë edhe në garën dyshe dhe do të përpiqet të arrijë titullin e 40-të të Grand Slam-it.

Serena deri më tani ka fituar 23 tituj Grand Slam. Ajo ka edhe 14 tituj në dyshe për femra dhe 2 në dyshe mikse.

Ajo fitoi titullin e saj të fundit të madh në 2017 në Australian Open në teke.

gettyimages 1231196817 9f4221e92b6331e592eeb14218f66d87e3648e3d s1100 c50

Serena është një titull Grand Slam larg barazimit të rekordit në teke (Margaret Court, 24), ndërsa mbajtësja e rekordeve absolute Martina Navratilova ndoshta nuk do të arrihet kurrë. Ajo fitoi deri në 59 turne Grand Slam në teke, femra dhe dyshe të përziera. /Telegrafi/

telegrafi sport app