LAJMI I FUNDIT:

Serbët e komunave veriore të Kosovës do të organizojnë protestë kundër pushtetit aktual në Serbi, organizatori kërcënohet me jetë (Foto)

Serbët e komunave veriore të Kosovës do të organizojnë protestë kundër pushtetit aktual në Serbi, organizatori kërcënohet me jetë (Foto)

Në vazhdën e protestave të organizuara në Serbi kundër presidentit aktual Aleksandar Vuçiq, ku çdo javë në qendër të qytetit të Beogradit mblidhen mijëra qytetarë për të protestuar nën moton “1 nga 5 milionët”, atyre u janë bashkangjitur edhe serbët e komunave të veriut të Kosovës, që kanë paralajmëruar protestën për të shtunën që pritet të fillojë në ora 18:00, shkruan media në gjuhën serbe Kossev.

Sipas Marko Jakshiq, banor lokal në Mitrovicë që njëherit është organizator i protestës së të shtunës që do të mbahet në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë mbetur edhe pak gjëra të vogla që të përfundojnë përgatitjet për protestën e paralajmëruar, transmeton Telegrafi.

Ai ndër tjera ka thënë se duhet të njoftojnë Policinë e Kosovës për protestën e paralajmëruar, ndërsa marshi do të fillojë nga përmendorja e “Car Llazarit” dhe do të përfundojë në vendin ku është vrarë lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq,  ku do të ndezin qirinj.


Por, ky organizim duket se ka hasur në kundërshtim, pasi vetë Jakshiq ka marrë kërcënim në profilin e tij në Tëitter, madje me varje në sheshin e qytetit të Beogradit.

“Ty mik duhet të varim në mes të Terazisë (sheshit të qendrës së Beogradit). Turp të kesh, po e përçan popullin edhe ashtu kanë mjaft vuajtje. A po u bën favor  shqiptarëve”, thuhet në kërcënimin që është botuar në media serbe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori