Senati amerikan dështoi të hënën të miratojë masa për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë dhe për të parandaluar një dështim të buxhetit federal në fillim të një jave vendimtare legjislative që po nxjerr në pah sfidat me të cilat përballet Kongresi i ndarë në vija të ashpra.
Ligjvënësit republikanë votuan për të kundërshtuar projektligjet të hënën në mbrëmje, duke i detyruar demokratët të kërkojnë mënyra të tjera për ta mbajtur qeverinë të hapur përtej të enjtes dhe për të rritur tavanin e borxhit para se qeveria të pritet të dështojë në huatë e saj diku në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.
Votimi i pasuksesshëm u bë pothuajse në linja partiake 48-50. Demokratët kontrollojnë me shumicë të ngushtë të dy Dhomat e Kongresit, por sipas rregullave të Senatit, 60 nga 100 vota nevojiten për të miratuar pjesën më të madhe të legjislacionit në atë dhomë.
Republikanët kanë thënë se duan që demokratët të heqin kufirin e borxhit, duke thënë se ata nuk mbështesin planet e demokratëve për shpenzimet prej shumë triliona dollarësh.
“Ne nuk jemi të gatshëm të ndihmojmë demokratët të rrisin tavanin e borxhit, ndërsa ata hartojnë një zbavitje të pamatur taksash dhe shpenzimesh të përmasave historike pas dyerve të mbyllura”, tha kreu republikan i Senatit, Mitch McConnell.
Demokratët thonë se shumica e borxhit të vendit u krijua gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump. Historikisht, të dyja palët kanë votuar për të rritur kufirin për të parandaluar dështimit fiskal të Shteteve të Bashkuara.
Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha se aksioni republikan është “një nga votimet më të pamatura dhe më të papërgjegjshme që kam parë të ndodhë në Senat” dhe se “Partia Republikane e ka përcaktuar veten si partia e dështimit të buxhetit”.
McConnell tha se republikanët do të mbështesnin një projekt-ligj që financon operacionet e përditshme të qeverisë, buxheti i së cilës mbaron pas të enjtes. Demokratët, megjithatë, nuk duan të ndajnë masën e financimit të qeverisë nga projektligji për kufirin e borxhit.
Përveç ngërçit me këto masa, në Kongres ka gjithashtu kundërshti për një projektligj infrastrukturor dypartiak prej 1 trilion dollarësh, si dhe një tjetër projektligj të demokratëve prej 3.5 trilionë dollarësh për shpenzimet sociale dhe ndryshimin e klimës.
Dhoma e Përfaqësuesve filloi debatin të hënën mbi Projektligjin e Infrastrukturës përpara një votimi të planifikuar të enjten mbi këtë masë që është një pjesë kryesore e axhendës vendore të presidentit Joe Biden.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i njoftoi datat në një letër drejtuar ligjvënësve demokratë të dielën. Në intervista televizive, ajo shprehu besimin se projektligji do të kalonte.
“Më lejoni të them vetëm se ne do ta miratojmë këtë javë”, tha Pelosi në ABC This Week.
Senati miratoi planin e infrastrukturës në një votim muajin e kaluar ku 19 republikanë u bashkuan me të 50 anëtarët e grupit demokrat.
Demokratët progresivë në Dhomën e Përfaqësuesve, megjithatë, e kanë lidhur faturën e infrastrukturës me faturën më të madhe prej 3.5 trilionë dollarësh të shpenzimeve sociale, e cila përballet me më shumë kundërshtime, përfshirë nga disa demokratë të Senatit që thonë se nuk do të mbështesin aq shumë shpenzime.
Progresistët e Dhomës së Përfaqësuesve thonë se nuk do të votojnë për Projektligjin e Infrastrukturës nëse nuk ka përparim me Projektligjin e Shpenzimeve Shoqërore, ndërsa moderuesit demokratë thonë se ata nuk mund të votojnë për projekt-ligjin me shpenzime më të mëdha derisa të kalojë fatura e infrastrukturës.
Pelosi i tha programit ABC This Week se negociatat me siguri do të rezultonin në një çmim më të ulët për faturën e shpenzimeve shoqërore, duke e quajtur një zhvillim të tillë “të vetëkuptueshëm”.
Propozimi prej 3.5 trilionë dollarësh përfshin planet për të siguruar mësim universal për kopshtin e fëmijëve, mësimdhënie kolegji falas në komunitet, kujdes të zgjeruar shëndetësor për amerikanët e moshuar, fonde për kujdesin e fëmijëve dhe para për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës. Gjithashtu do të përpiqet të ndryshojë ligjin e emigracionit dhe të ulë çmimet e barnave me recetë.
Shpenzimet e infrastrukturës, me gati gjysmën e saj në fondet e reja të qeverisë, do të riparonin rrugët dhe urat e vjetruara dhe do të zgjeronin rrjetin e komunikacioneve me bandë të gjerë, do të paguajnë për zëvendësimin e sistemeve të rrezikshme të ujit të pijshëm që përdorin tuba plumbi, do të shtojnë infrastrukturën e re të kanalizimeve, do të zgjerojnë hekurudhat e pasagjerëve dhe sistemet e transitit, dhe përmirësimin e aeroporteve.
Presidenti Biden është takuar me demokratët për t’u siguruar që axhenda e tij legjislative të kalojë.
Kur u pyet se si do të dukej suksesi legjislativ, ai u tha gazetarëve se, “ne kemi tre gjëra për të bërë: tavani i borxhit, financimi i qeverisë dhe dy projektligje. Nëse e bëjmë këtë, vendi do të jetë në formë të shkëlqyer”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?