Sëmuret Gjoko Popovski, Fetai kërkon hetime për mosparaqitjen në gjykatë

Ish-ndihmës ministri, Gjoko Popovski, i akuzuar në lëndën "300" është sëmurë. Avokatët dorëzuan dokumente mjekësore se është në pushim mjekësor prej 13 nëntor.
Prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi hetime të vërtetohet nëse me diagnozën e Gjoko Popovskit nuk mund të paraqitet në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"I akuzuari është kufizuar në ulje dhe ecje, por jo edhe në të folur, ai nuk është i palëvizshëm", tha Fetai.
Diskutimi kryesor për lëndën "300" është anuluar./Telegraf/
Nga
Telegrafi
15/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































