Janë bërë dy muaj nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi, një humbje që tronditi familjen, miqtë dhe publikun e gjerë.

Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka zgjedhur ta kujtojë artistin me një dedikim prekës në rrjetet sociale.


“Dy muaj pa ty, Shpat. Mungesë shpirti, përjetë”, ka shkruar ajo.

Foto: Instagram

Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, në fund të muajit nëntor, si pasojë e një sulmi në zemër.

Në atë kohë, ai ndodhej së bashku me familjen në Itali, ku po qëndronin për trajtimin mjekësor të djalit të tyre, Roelit.

Largimi i tij i papritur la pas një dhimbje të madhe, ndërsa kujtimi i këngëtarit vazhdon të mbetet i gjallë përmes muzikës dhe dashurisë së publikut që e ndoqi ndër vite.

Bashkëshortja ndërkohë ditë më parë tha se ka marrë leje qëndrim për në Itali, derisa do të vazhdojë me trajtimin e djalit atje. /Telegrafi/