“10 vite pas është e vështirë të kthehesh me mendje – shpirt, e të flasësh për masakrën e Dubravës, jo pse kujtesa më ka tradhtuar, por pse të shpalosësh plagët e dhembjes dhe krenarisë për shokët e masakruar dhe të vrarë, nuk është e lehtë”.
Kështu e ka përshkruar përjetimin e tij të tmerrshëm në masakrën e Burgut të Dubravës, njëri nga të mbijetuarit, Rasim Selmanaj.
Selmanaj sot është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), mirëpo si i burgosur politik në atë kohë ai ka kaluar nga një burg në tjetrin, deri sa përfundimisht e kanë dërguar në Burgun e Dubravës, ku bashkë me shokë do të përjetonte tmerret e jetës.
“Isha në Burgun e Nishit, një burg famëkeq për shqiptarët. Ishte një kohë mjaft e keqe kur po përjetonim torturat më të mëdha. E kam përjetuar ditën e parë të bombardimit të NATO-s. Isha në një qeli me numër 55, ishte ora 20:00 kur ka bombarduar NATO. Para se të ndodhte masakra e Dubravës, diku dy – tri ditë përpara nga Burgu i Mitrovicës së Sremit, i sjellin 45 të burgosur politik të grupit të Ukshin Hotin, Nait Hasanit etj. Në ishim në katin e dytë. I torturonin të burgosurit shqiptarë. I kemi dëgjuar kur na i kanë torturuar shokët tanë, ishte një ndjenjë shumë e keqe kur dëgjonim britmat…”
Të burgosurit nga Burgu i Nishit, nëpër disa autobusë i dërguan për në Kosovë. Mirëpo të burgosurit të cilët ishin të lidhur nëpër këto autobusë, nuk e kishin idenë se ku do t’i dërgonin. Për ta ishte një rrugë pa fund.
“Dy autobusë i transferojnë në një vend të panjohur për të burgosurit, dhe në një urë të Llozicës, autobusi ku ka qenë Ukshin Hoti mbërrin që të kaloj, ndërsa autobusi jonë jo, sepse ura bombardohet. Na rikthejnë në Burg të Lipjanit, ku qëndruam një natë duke na torturuar”
Të nesërmen pas përjetimit të torturave, të burgosurit shqiptarë i dërgojnë për në burgun e Dubravës, ku edhe i vendosin nëpër pavijone.
Por, tmerret e të burgosurve filluan këtu, nga ku nuk e dinin nëse do të dilnin të gjallë.
19 maji, ishte dita e bombardimit të parë të NATO-së, ku mbetën të vrarë tre persona dhe disa të tjerë u plagosën.
“Na vendosen në pavijonin ‘B’. Ka qenë 1 maji ku ne do të qëndrojmë më pak se tri javë, kur edhe filluan bombardimet. Më 19 maj ishte bombardimi i parë i NATO-s në Burgun e Dubravës, ku mbetën të vrarë tre të burgosur shqiptarë. Ka qenë një detonim i jashtëzakonshëm. Kanë plas dyer e dritare. I kemi thyer dyert e burgut dhe kemi dal jashtë. Deri më datën 22 maj kur do të ndodh masakra e tmerrshme, ne organizohemi ashtu siç kemi mundur”
Për të mos mjaftuar vetëm tmerret që të burgosurit përjetuan nga bombardimi i NATO-së, disa nga ta ekzekutohen qëllimisht edhe nga vetë forcat serbe, për të fajësuar pastaj aleancën perëndimore.
“Ditën e masakrës, marrin pjesë ushtria paramilitarët serbë. Ditën e masakrës ne kemi qenë të shtrirë në fushën e sportit. Përtej mureve të burgut neve ushtria serbe na provokonin me fjalë të ndryshme. Kur ka zbardh dita, doli një gardian nga kullat e vrojtimit dhe na tha me anë të një megafoni që të rreshtoheshim pasi nuk ka kushte më në këtë burg. Në fakt nuk besonim që bëhej fjalë për ndonjë transferim. Jemi bashkuar të gjithë aty dhe në momentin që u bashkuam….Në murin e burgut ka qenë një vrimë e madhe, ka qenë Gazmend Imeri, i cili i pari i ka vërejt lëvizjet e paramilitarëve serb. Ky na tha që të largohemi se na e ‘k… nonën’. Aty ka plas me armatime. Në momentin e gjuajtjeve unë jam shtri. Kam qenë i mbuluar me disa të vdekur dhe nuk e dija nëse jam i plagosur rëndë, sepse ishte një lloj panike. Aty afër kishte njerëz që përballeshin me jetë a vdekje. Ne që mbetëm gjallë…ishte fusha e sportit ku duhej të vrapoje diku 200-300 metra. Në atë moment e kam çuar kokën dhe shihja të plagosur ose të vrarë…nëse kanë vrapuar 10 veta, dy a tri binin në tokë. Kam vrapuar dhe nuk më kanë goditur plumbat”, vazhdoi rrëfimin e tij prekës për Telegrafin, Selmanaj.
Pas masakrës së tmerrshme, të burgosurit të cilët i shpëtuan armatimit të serbëve i morën të plagosurit dhe i vendosën në një pavijon tjetër, për tu kujdesur për ta.
“Në prapë u organizuam ku në një pavijon i kemi vendosur të burgosurit. U formua grupi i rezistencës, siç u quajt në atë kohë. Kam qenë në pavijonin ku ne ishim barrikadu dhe donim të mbronim të burgosurit. Për të plagosurit jemi përkujdes të gjithë, por në aspektin mjekësor Bislim Zogaj e ka njoftë këtë profesion….”
Një djalë i ri, Muhamet Avdia i tërhoqi diku 20 të plagosur mes plumbave të gardianëve serb për t’i shpëtuar, dhe fal sakrificës së tij, të plagosurit që ai i shpëtoi janë gjallë.
“Një djalë i ri në atë kohë, Muhamet Avdia i ka tërhequr zvarrë diku 20 të plagosur në fushën e sportit. Fal sakrificës së tij, sot ata janë gjallë. Për veç djalit të axhës që ai e ka shpëtuar, Agim Hulaj ka qenë i shtrirë në tokë dhe jaknën e ka pas bërë shpor prej plumbave, ai sot është gjallë sepse Muhamet Avdia e ka tërheq nga aty”.
Të burgosurit pas masakrës së përjetuar nuk kishin shumë shpresë se do të shpëtonin të gjallë nga duart e gardianëve serb. Një plagosur, Xhemsat Shehu nxori nga xhepi një kuti me cigare, ku i kërkoi Rasim Selmanajt që ta ndiznin nga një me idenë se nuk e dinin si do jetë fati i tyre.
“Xhemsat Shehu ka qenë rëndë i plagosur, askush nuk kishte cigare. Nxori një kuti me cigare dhe tha ‘po e dhezim nga një, nuk i dihet si do të bëhet fati jonë’. Ai si pasoj e atyre torturave para 20 viteve, ka vdekur para pak muajve. Nuk e di as vet se si gjendeshim në ato rrethana. Po kemi siguruar sasi të ushqimit. Secili që e ka përjetuar atë masakër është një personazh dhe hero i asaj kohe”.
Pasi përfundoi rrëfimin e tij për përjetimet e tmerrshme të asaj kohe, ai u pyet nga Telegrafi se çfarë ka bërë shteti i Kosovës për të gjithë të burgosurit që e kanë përjetuar masakrën e Dubravës.
“Shteti ka një vendim me pas një kompensim për kohën që kemi qenë nëpër burgje, edhe pse është një shumë simbolike por një gjest i mirë i shtetit. Shteti në raport me Burgun e Dubravës ka dështuar. Ne i dimë të gjithë emrat e mbiemrat dhe pas 20 vitesh askush s’ka dhënë përgjegjësi. Jam falënderues për kryetarin e Kosovës, Kadri Veseli i cili ka marr përgjegjësi për organizimin e përvjetorit të masakrës së Dubarës. Na lejuan që në vendin që ka ndodhur masakra të vendosim një gurë memorial me emra të të gjithë atyre që e përjetuan këtë masakër”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
Mickoski: Nuk do të ketë Ndryshime Kushtetuese deri në fund të vitit
Mexhiti: Prioritet i qeverisë sonë është rruga drejt BE-së
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët