Selimi: Krerët e veteranëve të luftës, janë të përfshirë në politikë

Ai e ka thënë këtë duke aluduar se sjellja e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, po bëhet pikërisht pak para kohës së mbajtjes së zgjedhjeve, duke konsideruar kështu se veteranët janë duke u ngutur.
“Ligji është pjesë e fushatës elektorale, për shkak se po vjen pikërisht para kohës së mbajtjes së zgjedhjeve. Unë nuk po them se veteranët janë të përfshirë në politikë, por krerët e tyre po”, ka thënë Selimi në një intervistë për RTK-në.
Selimi ka bërë të ditur se përkundër të gjithave, Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë ligjin, duke treguar në të njëjtën kohë se edhe vetë ai ka aplikuar për statutin e veteranit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































