LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kosova së shpejti do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së

Selimi: Kosova së shpejti do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se një e arritur e madhe për Kosovën ka ndodhur në Uashington rreth heqjes së vizave nga SHBA-ja.

Ai tha se Kosova tashmë ka hyrë në programin e SHBA-së për heqjen e vizave dhe tanimë janë disa procedura që duhet kryer.

“Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë”, tha ai në KlanKs.


Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Ndërkaq, për mospajtimet që patën me kryeministrin rreth çështjes së Ujmanit, Selimi tha se Ramush Haradinaj në bisedë me Avdullah Hotin bënë që ajo të mos jetë në dëm të Kosovës.

“Hoti dhe Haradinaj luajtën një rol të jashtëzakonshëm për çështjen e Ujmanit. Këtu u kërkua dhe u bë që Ujmani të bëhet fizibilitet nga SHBA, e cila shihet nga ata si palë objektive për mënyrat e shfrytëzimit për energji. 80 për qind e tij është në Kosovë, por ky objektivitet na jep garanci në shfrytëzimin optimal për energji”.

Selimi tha se koalicioni është stabil megjithë paralajmërimet Haradinaj i bëri pak më parë.

“Ne këto çështje i diskutojmë përbrenda koalicionit. Pakënaqësitë i diskutojmë brenda koalicionit, për këtë shkak u bënë edhe ato të arritura”.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori