Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka pritur në takim Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Gjykatës Themelore të Prishtinës, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Gjatë këtij takimi, temë diskutimi kanë qenë masat e ndërmarra dhe objektivat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministri Selimi tha se korrupsioni është pengesa kryesore në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm politik, ekonomik e shoqëror, dhe luftimi i tij mbetet një nga sfidat kryesore dhe një nga prioritetet madhore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Shteti i së drejtës dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit vjen kur infrastruktura ligjore nuk kursen asnjë zyrtarë shtetëror, cilado qoftë pozita e tij në institucione. Kushdo që shkel ligjin duhet të përballet me të”, tha Selimi.
Ministria e Drejtësisë, tha Selimi, përmes Projektligjit për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit do t’i mundësoj këtij institucioni që të bëhet identifikimi i hapësirave që mundësojnë keqpërdorimin apo korrupsionin.
Po ashtu, ministri Selimi, potencoi se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, sjellë një dimension krejtësisht të ri të mbrojtjes së sinjalizuesve në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira dhe paraqet një instrument shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik.
Ministri Selimi ka përmendur edhe Projektligjin për Avokaturën Shtetërore i cili obligon avokatët shtetërorë të ushtrojnë kallëzim penal kur hasin në rastet korruptive.
“Përmes këtij Projektligji, Avokati i Përgjithshëm Shtetëror dhe avokatët shtetërorë, obligohen që nëse gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, hasin në ndonjë shkelje ku ekziston dyshim i arsyeshëm për ndonjë element të veprës penale që ndërlidhet me kategorinë e veprave penale kundër korrupsionit zyrtar dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të njëjtit ushtrojnë kallëzim penal në pajtim me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”, tha Selimi.
Në anën tjetër, shefi i Misionit EULEX, Lars- Gunnar Wigemark, theksoi nevojën për bashkërendim të ngushtë dhe shkëmbim të informatave mes të gjitha palëve të interesit, në veçanti mes hetuesve të Policisë së Kosovës, prokurorëve, posaçërisht atyre nga PSRK-ja, dhe gjykatave.
Shefi i Misionit Wigemark mirëpriti iniciativën e ministrit Selimi për mbledhjen e të gjithë partnerëve kryesorë dhe theksoi rolin bashkërendues të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Kelmendi tha se mbeten të përkushtuar në realizimin e mandatit dhe kompetencave të kësaj agjencie, konform kornizës ligjore në fuqi në fushat që lidhen me hetimin dhe parandalimin e korrupsionit, hetimin dhe zbulimin e rasteve me natyrë të korrupsionit, mbrojtjen e sinjalizuesve, përpjekjet për parandalimin e fenomenit të korrupsionit si dhe vetëdijesimin e publikut në hapat progresiv drejt krijimit të një shoqërie ku sundon rendi dhe ligji.
Sipas njoftimit të MD-së, nga institucioni i Prokurorit të Shtetit, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nga Policia e Kosovës, u tha se këto institucione janë mirë të koordinuara për veprimet në luftën kundër korrupsionit dhe do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara në zbatimin e rendit dhe ligjit, megjithatë kërkojnë që të ketë edhe më shumë bashkëpunim nga qytetarët për të raportuar rastet e korrupsionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Institucionet e Maqedonisë nuk do të preken nga vendimi i Trump
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
“Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt i quan shpifje
Jashari i reagon Gërvallës: Fundërrinë që deponoi dokumente të rrejshme kundër UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama