LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Gjykimi në Hagë fillon tani, por prova për “trafikim të organeve” nuk u gjetën

Selimi: Gjykimi në Hagë fillon tani, por prova për “trafikim të organeve” nuk u gjetën

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, para nisjes së gjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët ndodhen në Hagë, ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar për shkak të presionit nga vendet perëndimore, si pasojë e raportit të Dick Marty.

Sipas ish-kryediplomatit, akuzat e përmendura në raportin e politikanit zviceran nuk janë vërtetuar asnjëherë.

“Kosova nën presion nga Perëndimi e ka krijuar Gjykatën Speciale për të trajtuar akuzën e ‘trafikimit të organeve’ që ishte në raportin e politikanit zviceran”, ka shkruar Selimi në Twitter.


Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”
Lexo po ashtu Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”

“Lidershipi kosovar është akuzuar dhe ka qëndruar në paraburgim për 2 vite pa gjyq. Gjykimet fillojnë tani, por asnjë  provë për ‘trafikim organesh’ nuk u gjet”, ka përfunduar ai.

Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori