Viti që lamë pas e ka shndërruar Kylie Jennerin në njërën prej femrave më të njohura në planet.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner u bë mbretëresha e re e Instagramit, ku ka postuar vazhdimisht imazhe provokuese duke bërë që të ndiqet nga më shumë se 82.4 milionë fansa.


kyl Selfie i fundit për 2016

Natyrisht se ajo i ka kushtuar vëmendje edhe ndërrimit të motmoteve, kur edhe ka publikuar një imazh me të brendshme nga banja.

“Selfie i fundit në banjë për këtë vit”, ka shkruar bukuroshja në përshkrim.

Njëherësh, Kylie ka publikuar edhe një përmbledhje me nëntë fotografitë më të pëlqyera të vitit 2016 në Instagram. /Telegrafi/