LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez mbron spanjishten e saj pas kritikave nga aktori meksikan Eugenio Derbez

Selena Gomez mbron spanjishten e saj pas kritikave nga aktori meksikan Eugenio Derbez

Selena Gomez ka reaguar ndaj kritikave mbi performancën e saj në gjuhën spanjolle në filmin “Emilia Perez”.

Aktori meksikan Eugenio Derbez e kritikoi punën e saj në një intervistë, duke e cilësuar si “të pambrojtur”.

Ai theksoi se gjatë shikimit të filmit, ai dhe shokët e tij shihnin njëri-tjetrin dhe mendonin “çfarë është kjo?” për shkak të theksit dhe diksionit të Gomez, shkruan DailyMail.


Gomez iu përgjigj në TikTok, duke theksuar se ajo bëri më të mirën me kohën që kishte dhe se nuk mund ta ndalte pasionin që kishte për këtë projekt.

Ajo u shpreh: “Më falni që bëra më të mirën që munda me kohën që më dhanë”.

Gjatë një podcast-i, Derbez dhe prezantuesja Gaby Meza diskutuan mbi spanjishten e Gomez, duke pohuar se ajo si folëse amtare e anglishtes nuk e kupton thellësisht nuancën e gjuhës.

Meza e kritikoi Gomez, duke thënë se aktrimi i saj ndikohej nga mosdija e kuptimit të vërtetë të asaj që po thoshte.

Megjithatë, Derbez shprehu mbështetje për filmin dhe shokët e tij të kastit, përfshirë Gomez, gjatë Festivalit të Filmit në New York, ku e cilësoi “Emilia Perez” si një “film të mrekullueshëm”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare modelja Lucy Markovic

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare modelja Lucy Markovic

Magazina
Gjesti dhe Egli më të afërt se kurrë,  e nisin ditën me puthje dhe përqafime

Gjesti dhe Egli më të afërt se kurrë, e nisin ditën me puthje dhe përqafime

Magazina
Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit në BBVA: Ti ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri, beso te Egli bukuroshe

Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit në BBVA: Ti ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri, beso te Egli bukuroshe

Magazina
“Liminal” – Heidi Baci publikon librin e saj të parë me poezi

“Liminal” – Heidi Baci publikon librin e saj të parë me poezi

Magazina
I tha se e ka të dashur, tani Gjesti ndërron mendje teksa i drejtohet Eglit: Do gjesh lumturinë e botës, meriton një më të mirë se unë

I tha se e ka të dashur, tani Gjesti ndërron mendje teksa i drejtohet Eglit: Do gjesh lumturinë e botës, meriton një më të mirë se unë

Magazina
Protagonisti kryesor i serialit

Protagonisti kryesor i serialit "Adolescence": 114 milionë njerëz e kanë parë serialin, por unë nuk jam njëri prej tyre

Magazina
Kalo në kategori