Kanë kaluar vetëm dy muaj që kur këngëtari Seldi Qalliu prezantoi të dashurën e tij të re.

Pikërisht në muajin shtator, artisti nga Shqipëria zyrtarizoi lidhjen me modelen Sindi Cela, e cila është 11 vite më e re se ai.


Megjithatë, dyshja duket se kanë prishur raportet në mes vete dhe kjo në bazë të disa veprimeve të tyre në rrjete sociale.

Screenshot 5 12 (Foto: Instagram)

Siç shihet, Qalliu ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Sindin në Instagram e po ashtu nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.

Pavarësisht kësaj, çifti këtë mund ta kenë bërë edhe për vëmendje të fansave e ndjekësve.

ss Foto: Instagram

Sidoqoftë, në vazhdim pritet të mësohet e vërteta – ndonëse Seldi vetëm dy vite më parë u nda nga artistja Mimoza Shkodra. /Telegrafi/

128836701 132945855075665 6296519241246852972 n Foto: Instagram

128948859 212729000258407 5859638559453888921 n Foto: Instagram