Sela: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, Ministria e Shëndetësisë i takon Aleancës për Shqiptarët

Pas Kuvendit qendror, kryetari i ASH, Ziadin Sela deklaroi se partia mbetet në qëndrimin se Ministria e Shëndetësisë i takon edhe më tej kësaj partie dhe do të insistojnë që ky dikaster edhe më tej të jetë i udhëhequr nga kuadër i kësaj partie, njofton Telegrafi Maqedoni.
"Ne si Kuvend qendror kemi votuar, kur jemi bërë pjesë e Qeverisë. Ne kemi për të realizuar programin tonë që u kemi premtuar qytetarëve”, ka deklaruar Ziadin Sela.
Vendimi përfundimtar për qëndrimi ose jo të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri do të varet nga vendimi që do të marrë Kuvendi për Ministrin e ri të Shëndetësisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































