Sela: BDI dhe PDSH duan të mbijetojnë në politik duke i’u nënshtruar Gruevskit

Lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, në emisionin “Rruga e re” në tv Shenja, deklaroi se përplasjet që ndodhin brenda partnerit të tyre në Aleancën për shqiptarët, RDK, vetëm do ta forcojnë më shumë këtë subjekt politik.
“Nuk duhet dhe nuk na shqetëson aspak. Këto janë zhvillime të brendshme të RDK-së dhe nga këto ky subjekt do të dalë më i fortë. Nuk do të ketë pasoja në Aleancën për shqiptarët. Nuk e di se si do të zhvillohen gjërat më tej. Ne do t’a përshëndesim çdo vendim që sjell organi më i lartë partiak”, tha Sela.
I pyetur nëse zhvillimet e fundit në RDK kanë për qëllim shkëputjen e partisë nga LR-PDSH-ja dhe bashkëpunimin me Lëvizjen BESA, Sela tha se nuk beson që një gjë e tillë të jetë e vërtetë.
“Nuk e besoj se këtu duhet të ketë një teori komploti. Unë nuk kam përshtypje që mund të ketë ndonjë tendencë të këtillë. Unë mund të flas për qëndrimet e LR-PDSH-së, ndërsa për zhvillimet tjera duhet të flasin organet e RDK-së. Nuk kemi bërë aleancë me dhunë por në bazë të principeve”, deklaroi Sela.
Duke folur për bashkimin e opozitës shqiptare, Sela tha se me Lëvizjen BESA kanë pasur disa herë takime, por jo në nivel liderësh.
“Jemi takuar disa herë por nuk kemi arrit të bëjmë marrëveshje për bashkëpunim. Komunikime direkte me Lëvizjen BESA nuk kemi pasur përveç takimeve nëpër debate me kryetarin e kësaj Lëvizjeje, Bilall Kasamin”, tha Sela.
Sela tha më tej se Aleanca për shqiptarët është në kontakt edhe me UNITETIN por që i ndjekin me kujdes hapat e kësaj partie. Sipas Selës, më i rëndësishëm do të ishte bashkimi i opozitës shqiptare pas zgjedhjeve e jo para zgjedhjeve.
Ai akuzoi BDI-në dhe PDSH-në se ata duan të mbijetojnë në politikë duke iu nënshtruar Gruevskit.
“Legjitimiteti i BDI-së është i mbaruar. Ata legjitimitetin duan ta fitojnë në tavolinë me Nikolla Gruevskin, duke vjedhur votat”, tha Sela.
Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi e dëshmuan se janë në shërbim të Nikolla Gruevskit, siç është rasti me Marrëveshjen e Përzhinos por edhe me votimin për shpërbërjen e Parlamentit. Kështu deklaroi lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela.
“Tani lojërat politike janë haptazi dhe mund të shihen”, deklaroi Sela.
I pyetur nëse deri më 5 qershor do të arrihet të pastrohen listat zgjedhore që të mudn të mbahen zgjedhje të drejta dhe demokratike, Sela tha se nuk do mund të krijohen kushte ideale, por të ketë konsensus që të mbahen zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Ai shtoi se partitë opozitare shqiptare sepse nuk kanë garancë se zgjedhjet nuk do të manipulohen.
“Partitë opozitare janë në një pozitë shumë të vështirë, sepse e vetmja garancë është që zgjedhjet të mos vidhen është LSDM-ja dhe ZOran Zaevi. Ai duke ruajtur votat e tij, do ti ruaj edhe tonat”, tha Sela.
Arsyeja e vetme e takimit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, Sela tha se ka qenë vetëm për shkak të procesit të zgjedhjeve dhe vetëm për këtë është biseduar me LSDM-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania