Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste (Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje).


"Operacionet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar tri armë zjarri", theksohet në komunikatë.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës. /Telegrafi/

351325673 271966765305340 6525075943806738215 n

351336905 789789749161730 2097782254920839119 n