LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen parfume në vlerë rreth 95 mijë euro në Obiliq

Sekuestrohen parfume në vlerë rreth 95 mijë euro në Obiliq

Policia e Kosovës ka vazhduar luftën kundër dukurive negative dhe kontrabandës.

Si rrjedhojë e kësaj të martën është reakizuar një kontroll në gjashtë lokacione në Obiliq.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë relevante policore në bashkëpunim me institucionet kompetente si Prokuroria, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbatuar urdhrin e gjykatës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10,480 copë parfume në vlerë prej 94,320 euro dhe dëshmi tjera materiale”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/