Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se janë sekuestruar mbi 7 mijë kilogram mjaltë në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar informacione për mjaltë pa origjinë që janë fshehur në Ferizaj dhe në Han të Elezit.


“Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në  Ferizaj, sot rreth orës 12:00 ka nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5 mijë e 33 kilogram mjaltë, ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2 mijë e 75 kilogram mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

“Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

IMG b8db30596dee45129e78428bfcea6636 V

IMG 881d1692b5d28981f3062e43fd94eefe V

IMG e5b5f617ff551478d7c9ceadf213a592 V

IMG 183e7b63046798fdc95fd442c22b4422 V