Sekuestrohen mbi 4 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion në Rahovec
Në Rahovec ka filluar inspektimi i marketeve, ku janë konfiskuar mbi 4 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion të origjinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Inspektoratit në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku.
Ajo ka thënë se Inspektorati i Tregut në këtë komunë është duke inspektuar intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve esenciale.
Njoftimi i plotë: Inspektohen marketet në komunën e Rahovecit, sekuestrohen 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës Drejtoria e Inspektoratit, Inspektorati i Tregut, po inspekton intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale, siç janë vaj ushqimor, mielli, sheqeri e të tjera. Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj. Gjatë këtyre dy ditëve po kryejmë inspektime intensive dhe inspektorët e tregut kanë konstatuar parregullësi, poashtu kanë marrë masa në përputhje me ligjin: gjoba si dhe masa të tjera administrative. Në një rast inspektorët komunal të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekononik (Mega Market) kanë sekuestruar 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës !

































