LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen armë dhe municione në Obiliq, arrestohet një person

Sekuestrohen armë dhe municione në Obiliq, arrestohet një person

Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës që po bën për parandalimin e akteve kriminale, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Sipas postimi në rrjetin social në Facebook, bëhet e ditur se në këtë drejtim sot në orët e hershme të mëngjesit stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Sibovc të komunës së Obiliqit me ç’ rast  ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: Një  armë automatike AK47, nëntë karikator të armës automatike AK47, dy pushkë gjuetie, një revole të tipit Beretta, të kalibrit 9 mm, si dhe pesëdhjetepesë copë fishek të kalibrave të ndryshëm.

“Ndaj të dyshuarit; XH. K, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej. Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të  Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to”, bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori