LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale

Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale

Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale në Kosovë dhe pa arritjen e saj luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Oda e Avokatëve, ku është diskutuar mbi pastrimin e parasë, sekuestrimin dhe ngrirjes së pasurisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri u shpreh se e vetmja formë për të larguar dhe dobësuar grupet kriminale është sekuestrimi i pasurisë.


Për të arritur këtë, ministri tha se kanë arritur që me anë të legjislacionit t’i mundësojnë sistemit të drejtësisë të marrin veprimet e duhura.

“Çështja e sekuestrimit tash e 17 muaj sa jam ministër prioritet ka qenë adresimi i të metave tona për sekuestrimin e pasurisë së fituar paligjshëm. Sot e kemi një ligj që kemi arritur me bërë një reformë të thellë që të jemi më shumë të suksesshëm dhe efikas. E vetmja formë për t’i larguar grupet kriminale është sekuestrimi i pasurisë, qoftë në institucione apo kudoqoftë. Çështje tjetër e rëndësishme është dhe Kodi Penal dhe i Procedurës Penale”, tha ministri Tahiri.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, tha se pa sekuestrim të pasurisë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë.

“Nuk mund të mburremi edhe aq për konfiskimet që janë bërë deri tash, nëse në krim nuk e godasim me anë të sekuestrimit atëherë nuk është asgjë”, tha ai.

Kurse, kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli tha se me anë të kësaj tryeze do të mundësojnë të luftojnë këtë fenomen me qëllim që të ketë sa më pak dukuri negative. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori