Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të projektit Fondi Rajonal i Hapur – Tregtia e Jashtme, kanë realizuar një studim në nivel rajonal mbi gatishmërinë për eksport të sektorit të bujqësisë, respektivisht sektorit të pemëve dhe perimeve. Në nivel rajonal anketimi ka përfshirë 146 kompani, prej të cilave 43 ishin nga Kosova, 36 nga Serbia, 21 nga Bosnja dhe Hercegovina, 19 nga Maqedonia, 15 nga Shqipëria dhe 12 nga Mali i Zi.
“Kompanitë kosovare të këtij sektori ndër barrierat kryesore në tregun vendor kanë përmendur vështirësitë në gjetjen e distributorëve (49%), certifikimet e sigurisë ushqimore (37%), treg i vogël për produktet ushqimore (33%), vështirësi në qasjen në financa (26%), kostoja e lartë e lëndës së parë (23%) dhe gjetja e stafit të përgatitur mirë për shitje (23%). Megjithatë, në nivel kombëtar, sipas kompanive respondente, zhvillimi i këtyre kompanive ka qenë i kënaqshëm (49%) konform kushteve dhe ambientit binzesor në vend. Arsyet kryesore për mos zhvillim të pjesës tjetër të kompanive janë përmendur të jenë produktet e shumta nga tregjet e huaja, ekonomia informale, klientët nuk paguajnë me kohë; mungesa e fuqisë punëtore; konkurrenca nga jashtë/importi; mungesa e tregut, monopolet e krijuara nga politika; çmime të ulëta të konkurrencës; investimet e kufizuara në teknologji të re dhe në stafin profesional, etj”, ka njoftuar OEK-u .
Tutje, mbi gjysma e kompanive të anketuara kanë deklaruar që mund të eksportojnë me kapacitetet aktuale, ndërsa për rreth 9% të kompanive pjesëmarrëse në studim përfshirja në eksport do të kërkonte investime të shumta dhe të papërballueshme për ta. Rreth 21% e kompanive nuk kanë informatën e duhur se çfarë u nevojitet për të eksportuar produktet e tyre.
“Mungesa e laboratoreve të akredituara në Kosovë mbetet sfidë për mbi 20% të kompanive të këtij sektori, duke rritur kështu koston e prodhimit dhe duke ndikuar në rritjen e çmimit final të produkteve tona, si rrjedhojë edhe aftësia konkurruese e çmimeve mbetet më e vogël. Rreth 19% e kompanive kanë deklaruar të mos posedojnë aktualisht asnjë certifikim ndërkombëtar, ndërsa një pjesë e madhe e tyre posedojnë Global GAP, dhe HACCP”.
Sidoqoftë, nga 35% e kompanive që eksportojnë rregullisht destinacion kryesor i eksporteve janë vendet e rajonit/CEFTA, Gjermani, Holandë, Zvicër, Itali, Francë, Bullgari, etj. 42% e kompanive që aktualisht nuk eksportojnë kanë provuar të qasen në tregjet e huaja, por pa pasur sukses. Arsye e dështimit mbeten barrierat jotarifore dhe politike, mungesa e qasjes në informata në vendin e destinacionit, taksat e larta, mos përmbushja e marrëveshjeve, konkurrenca e padrejtë, etj.
Në nivel rajonal (krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor), pothuajse të gjitha kompanitë bëjnë analiza të brendshme ose posedojnë certifikime;
• 78% e kompanive të të gjithë rajonit konsiderojnë produktet e tyre të jenë në përputhje me rregulloret e BE-së dhe standardet e sigurisë, përveç shkallës së ulët në Kosovë dhe Mal të Zi.
• 51% e kompanive kanë HACCP (Maqedoni 95%, Kosovë 23%); 23% Global GAP; 15% nuk kanë certifikim (19% në Kosovë)
• 34% provuan tregjet e reja të eksportit pa sukses; arsyet kryesore: kushtet e pagesës, mungesa e mbështetjes shtetërore, konkurrenca e pandershme;
• Pengesat kryesore: konkurrenca në çmim (44%), aksesi në rrjetet e shitjes (40%), qasja në financa (38%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht