Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë të parrezikshme për shëndetit e foshnjës, ka njoftuar Shoqata gjermane e gjinekologëve.
Presidenti i kësaj shoqate Christian Albring, ka thënë se ‘prindërit e ardhshëm’ nuk duhet ta pezullojnë kënaqësinë seksuale as gjatë shtatzënisë, pasi që fetusi është i mbrojtur mirë, prandaj derisa qafa e mitrës nuk është e hapur, nuk ka nevojë që të abstenohet nga seksi.
Megjithatë, aktiviteti seksual shumë afër terminit të lindjes mund të nxitë lindje të mëhershme, prandaj nëse ekzistojnë kontraksione të mëhershme dhe nëse është tërhequr placenta, atëherë nëna-në pritje duhet të paralajmërohet për mundësinë e lindjes së mëhershme, transmeton Telegrafi.
Trupi gjatë shtatzënisë funksionon si një zonë e madhe erogjene. Kështu që mos t’ju habit fakti që do të ndjeni më shumë nevojën për seks. Nëse shtatzënia juaj është në fillim dhe keni përzierje të pakëndshme, sigurisht hedh dyshime mbi këtë pretendim. Por faktet tregojnë të kundërtën.
Për këtë, para së gjithash, fajësohen hormonet estrogjene dhe progesterone. Kjo mbështetet nga fakti se trupi i grave shtatzëna vetëm për një ditë prodhon estrogjen (hormon i seksit) në një sasi të cilën një gruas që nuk është shtatzënë, i nevojitën tre vjet.
Përveç kësaj, gjatë shtatzënisë trupi prodhon gjak 20 për qind më shumë. Kjo rritje e rrjedhjes së gjakut nëpër organizëm ndikon që buzët vaginale dhe klitorisi fryhen dhe kështu që bëhen shumë të ndjeshme. Kësaj mund t’i shtohen edhe gjokset dhe thithat e fryra dhe të rritura – të cilat janë më të ndjeshme se zakonisht.
Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se qëndrimi ndaj seksit gjatë shtatzënisë është individual dhe se ka shtatzëna të cilat, pavarësisht nga ndryshimet hormonale dhe ndryshimeve të tjera në trupin e saj, e shmangin seksin zakonisht për shkak të frikës se kjo do të dëmtojë fetusin.
Foshnja është e sigurt gjatë seksit sepse është e mbrojtur, e rrethuar me lëngun amnionik dhe muskujve të fortë të murit të mitrës. Nga bota e jashtme e ndan dhe e mbron i ashtuquajturi plug i mukozës, i cili është i vendosur në qafën e mitrës, i pozicionuar në një distancë të sigurt nga vagjina.
Ju ndoshta mund të vëreni që pas orgazmës fëmija do të qetësohet pak, ose, nga ana tjetër, të bëhet më i gjallë se zakonisht. Kjo është për shkak të lëkundje të nxitura dhe kontraktimeve.
Në qoftë se juve apo partnerit tuaj ju pengon barku duhet të eksperimentoni me pozita të ndryshme për të gjetur atë që ju përshtatet më së miri. Të ashtu quajtura pozita misionare (gruaja poshtë, mashkulli lart) nuk është e preferuar për gratë shtatzëna.
Është me rëndësi që gjatë kontaktit seksual në shtatzëni t’i kushtohet rëndësi të veçantë higjienës së organeve seksuale të të dy partnerëve, ndërsa përdorimi i kondomëve do të ishte një element i favorizuar për të mbrojtur nënën dhe foshnjën nga infeksionet e mundshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit