Mishi do të marrë aromë të mrekullueshme dhe do të bëhet i butë dhe i shijshëm Përbërësit për marinadën për skarë:- 100 ml vaj luledielli;- 100 ml vaj ulliri;- 100 ml uthull molle;- 2 lugë të vogla kripë- 2 thelpinj hudhre;- 1 lugë e vogël piper;- ½ luge të vogël spec të bluar të kuq;- 1 qepë.Përgatitja:

Qepën dhe hudhrën grini imët. Të gjithë përbërësit përzieni mirë.


Njomni copat e mishit në marinadë, radhisni në një enë, qitni sipër marinadën e mbetur dhe mbuloni me kapak.

Lini disa orë në ambient të ftohtë, më së miri gjatë natës.

Para pjekjes, mishin nxirreni nga marinada, kullojeni dhe hiqjani copëzat e qepës.

Piqeni një herë nga njëra anë, pastaj nga ana tjetër derisa të piqet mirë.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.