LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i shikimit vardisës: Grimosni sytë si Jennifer Lopez

Sekreti i shikimit vardisës: Grimosni sytë si Jennifer Lopez

Njëra ndër damat më joshëse në planet, edhe sot e kësaj dite është aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez.

Nëse edhe ju keni dëshirë të parezistueshme të mësoni se si po arrin që gjithmonë të duket seksi, përgjigjja është kjo.

Nëse dëshironi të keni pamje të kthjellët, pamje siç e ka diva këngëtarja Jennifer Lopez, shikoni këtë video dhe mësoni të gjitha marifetet se si me ndihmën e grimit sytë tuaj të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes!

Grimi “i maces” është ideal për çdo ditë, ka pamje të sofistikuar dhe elegante, e për shkak të “bishtit” specifik, të shkurtër, mund ta shoqëroni me buzëkuq të të gjitha nuancave.

Ky stil në mënyrë të përkryer e thekson shikimin e vardisëses, pa pasur rast që të frikësoheni se do ta teproni, apo do të gaboni, transmeton Telegrafi.

Kush të dojë, le ta imitojë.

/Telegrafi/