Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Leximi im i parë i frazës carpe diem – shfrytëzoje ditën – ishte në një mësim latinisht rreth 50 vjet më parë, teksa studioja Horacin. Kjo ndjesi u bë e njohur në mesin e poetëve anglezë të shekullit XVII dhe u artikulua me stil dhe finesë nga Andrew Marvell në poemën e tij më të njohur, Për dashurinë e tij të ndrojtur [To His Coy Mistress]. Prapa carpe diem-it qëndronte ideja se jeta ishte e shkurtër: si në Romën e lashtë, ashtu edhe një mijë e pesëqind vjet më vonë. Edhe nëse dikush nuk ishte në morinë e madhe të njerëzve të vrarë në luftërat civile të dekadës së mëparshme [në Angli], jeta e gjatë ishte shumë e pamundur.
Rreth një vit përpara se Marvelli të shkruante poezinë e tij, Thomas Hobbes, në traktatin e tij Leviatani [Leviathan], kishte shkruar për jetën si diçka “e keqe, brutale dhe e shkurtër”. Hobbes sfidoi shanset e kohës dhe vdiq në moshën 91-vjeçare. Marvelli ishte më i rëndomtë, meqë jetoi deri në moshën 57 vjeçe, megjithëse edhe kjo atëherë ishte jetëgjatësi e mirë, sidomos për një pjesëtar të klasës së mesme – në një epokë kur nuk kishte penicilinë, dezinfektues, anestezi etj. Kushdo që kërkon prova të tmerreve të jetës së përditshme në shekullin XVII, duhet të lexojë pasazhin në ditarët e Samuel Pepysit në lidhje me largimin e gurit nga fshikëza.
Marvelli lindi në vitin 1621, si djali i një kleriku nga Ist-Rajdingu. Pas Shkollës së Gramatikës në Hull [Hull Grammar School] dhe Kolegjit të Trinisë [Trinity College] në Kembrixh, ai vizitoi Evropën (duke humbur kështu shumëçka nga luftërat civile) dhe, sipas mikut të tij John Milton, u kthye duke folur rrjedhshëm frëngjisht, spanjisht dhe italisht. U kthye në Angli jo shumë kohë pas ekzekutimit të mbretit Charles I më 1649, për çka u ankua në Odën horaciane, por pa dyshim ishte një i ri që kërkonte famë dhe përfitime. Simpatitë mbretërore në atë fazë nuk do ta çonin askund, prandaj nisi të bënte lajka për Oliver Cromwellin, i cili po bëhej gjithnjë e më i fuqishëm (në vitin 1653 e shpërndau Parlamentin e Mbijetuar dhe u bë Lord Protektor), së bashku me të tjerët në rrethin e tij.
I tillë ishte Thomas Fairfax, të cilin Cromwelli e pasoi si kreun e Ushtrisë Parlamentare, dhe në vitin 1650 Marvelli u bë mësues i vajzës së Fairfaxit, Mary. Për dashurinë e tij të ndrojtur u shkrua gjatë kohës që ai jetonte me familjen Fairfax, por nxënësja e tij me shumë gjasa nuk ishte objekt i poezisë. Edhe pse gjërat ishin më ndryshe atëherë, Marvell ishte rreth 30 vjeç dhe Mary ishte 13 vjeçe kur ai e shkroi atë.
Ndjenja e shkurtësisë së jetës del me bollëk nga vargjet hapëse: “Sikur të kishim më shumë hapësirë dhe kohë, / ndrojtja jote, zonjë, nuk do të ishte mëkat”. Ai përpiqet të bindë gruan që t’i dorëzohet: cinikët, të cilët fatkeqësisht janë shumë të pranishëm në botën e kritikës letrare angleze, në dekadat e fundit kanë theksuar se poezia është e gërshetuar me ironi dhe ka një nënkuptim pothuajse apokaliptik – në planin afatgjatë ose, në të vërtetë, në planin afatshkurtër, të gjithë jemi të vdekur, kështu që çfarë rëndësie ka nëse ata flenë bashkë? Gjithçka është kalimtare. Unë e preferoj kuptimin më të drejtpërdrejtë dhe më të qartë, që është ajo çfarë duket se po thotë poezia: ai dëshiron të mbërthejë momentin, sepse koha po ikën.
Poeti reflekton për mijëra vitet që, përndryshe, mund t’i kalonte duke soditur hijeshitë dhe vlerat e saj, por kjo nuk është e mundur: “Por, prapa shpine gjithmonë dëgjoj / karrocën me krahë të kohës që afër meje nxiton, / dhe dalëngadalë para nesh shtrihen / të gjitha shkretëtirat e përjetësisë së pafund.”.
Në atë epokë, rreth “varrit prej mermeri” nuk jehonte “tingulli i këngës”, jo aty ku virgjëria e saj do të tretet nga krimbat. Ai lutet: “Le të kënaqemi sa të mundemi, / dhe le të sillemi si zogj grabitqarë të dashuruar, / e le ta kafshojmë kohën tonë / në vend që të lëngojmë ngadalë në nofullat e saj”. Përfundimi i tij është, shpreson ai, i padiskutueshëm: “Kështu, edhe pse nuk mund ta mundim kohën, / rri i qetë, ende mund ta shfrytëzojmë”.
Përveç muzikalitetit dhe origjinalitetit të përdorimit të metaforës, ajo është një poezi shumë moderne: kjo është pjesërisht rastësi dhe lidhet me faktin se pasqyron botën dhe gjendjen psikologjike të njohur për ne. Megjithatë, diksioni i Marvellit vjen nga John Donne, i cili shkroi rreth 30 vjet para tij, dhe nga stili deklamues dhe madhështor i Miltonit të pashoq, që shkroi në të njëjtën kohë. Poema më e famshme e Marvellit u botua në vitin 1681, pas vdekjes së tij. Njëzet e ca vitet e fundit të jetës i kaloi si deputet. Nëse Marvelli do të ishte më i famshëm për poezinë e tij gjatë kohës kur jetoi, ndoshta do të kishte shmangur mospërfilljen. /Telegrafi/
Lexo po ashtu: Përkufizimi i dashurisë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBranisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
NJERI – UJK
Këshillat e skulptores Ruth Asawa, për rëndësinë e edukimit në art
Ditari i Kosta Novakoviqit, për krimet e Serbisë në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?