LAJMI I FUNDIT:

Sekretet e Juves drejt suksesit të gjashtë radhazi

Sekretet e Juves drejt suksesit të gjashtë radhazi

Me fitoren 0-2 ndaj Cagliarit në Sant Elia, Juventusi hodhi një tjetër hap të sigurt drejt fitimit të titullit të gjashtë kampion radhazi, një rekord absolut ky për kampionatin italian.

Kur mbeten edhe 14 javë deri në përfundim të sezonit, bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit kryesojnë me shtatë pikë avantazh ndaj Romës së vendit të dytë dhe nëntë ndaj Napolit të vendit të tretë. Askush nuk mund t’ia heqë dot nga duart këtë titull këtij Juventusi që në 2017-tën është vërtet i frikshëm.

Ajo humbje ndaj Fiorentinës ishte thjesht një aksident sepse piemontezët menjëherë pas asaj disfate kanë reaguar me pesë fitore radhazi në Serie A.


Por cilat janë sekretet e këtij Juventusi që për momentin nuk ka rivalë në kampionatin italian?

Moduli i ri i lojës 4-2-3-1 i ka dhënë një tjetër dimension skuadrës, por kurrsesi nuk duhen harruar meritat një super Gonzalo Higuain dhe të një mbrojtjeje shumë solide. Fitorja 2-0 në fushën e Cagliarit e ka çuar në pesë numrin e ndeshjeve pa pësuar gol, një tregues i qartë ky se e gjithë skuadra ka gjetur ekuilibrin. Megjithatë ai që qëndron mbi të gjithë të tjerët është Gonzalo Higuain autori i 8 golave në Serinë A gjatë vitit 2017.

Askush nuk ka shënuar më shumë se El Pipita në kampionatet kryesore të Evropës në këtë vit të ri.

Edinson Cavani kryegolashënuesi i Ligue 1 me 25 gola në total ,është ndalur në kuotën e 7 finalizimeve në 2017-tën, ndërsa Luis Suarez, shënuesi më i mirë i La Ligas nuk ka realizuar më tepër se gjashtë gola.

Nëse edhe Paulo Dybala do të shënojë me të njëjtën frekuencë si sezonin e kaluar, ky Juventus mund të shkojë larg edhe në Ligën e Kampionëve sepse në Serinë A, me një Higuain në formë të tillë, titulli i gjashtë kampion radhazi në Serinë A, mund të konsiderohet thjeshtë një formalitet për bardhezinjtë e Allegrit.

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori