Site icon Telegrafi

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Okupimi i Ukrainës do të jetë shumë i vështirë për Rusinë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Rusia po ballafaqohet me “sfida të mëdha” për t’u futur në kryeqytetin e Ukrainës, ku po pengohet si nga forcat e armatosura ukrainase ashtu dhe nga civilët që me tërë forcën po ju kundërvihen.

Ai theksoi se ishte pjesë e doktrinës ushtarake ruse për ta rrethuar shumicën e qendrave urbane dhe të bombardojë, por kalkulimet e Putinit nuk po dalin si i kishte menduar, transmeton Telegrafi.

Madje Wallace ka shpjeguar sesi madhësia gjeografike e Ukrainës dhe numri i madh i popullsisë – prej 44 milionë banorë – ia bën shumë të vështirë punën Rusisë sa i përket okupimit.

“Kjo ndodh kur pasojat fillojnë të shfaqen”, tha Wallace për BBC, duke cituar përvojën ruse në Çeçeni, atë të Bashkimit Sovjetik në Afganistan. /Telegrafi/

 

Exit mobile version