Regjisori Robert Zemeckis ka tentuar t’i jap fund aventurës së re të personazhit Marty McFly, por 71 për qind e amerikanëve duan vazhdimin e “Rikthimit në të ardhmen”. Dhe, atë që populli do, populli e merr, shkruan për Guardian, kritiku Stuart Heritage, transmeton Telegrafi.
“Back to the Future” (Rikthim në të ardhmen) kishte gjithçka, apo jo? Nostalgji, aventurë, makina tërheqëse dhe një urrejtje të ashpër për popullin e Libisë. Në fakt, asnjë film tjetër kurrë nuk do t’ia dalë të krijojë një nxitje dopamine si “Rikthimi në të ardhmen”. Me përjashtim të, e dini pra, të versionit të ri të “Rikthimit…” të cilin secili po e kërkon.
Sipas një sondazhi të ri të realizuar nga Hollywood Reporter, 71 për qind e 2,201 të anketuarve kërkojnë një version të ri të “Rikthimit në të ardhmen”. Gjithkush e di se ribërjet janë mënyra se si shfaqen instinktet qyqare të Hollivudit. Pra, edhe nëse ribërja e “Rikthimit…” do të ishte për Justin Bieberin që sillet me një hoverbord Swegway, tek pi cigare magjike elektrike që e çon në kohën kur jeni të vjetër, kjo është ajo që njerëzit e duan dhe kjo është ajo që njerëzit do të marrin.
Natyrisht, Robert Zemeckis mund t’i ketë dhënë fund ribërjes së “Rikthimit…”, teksa i tha një ueb-faqeje italiane të quajtur “Bad Taste” se “nuk do të ketë, në asnjë mënyrë, ‘Rikthim në të ardhmen 4’. Nuk do të ketë më ‘Rikthim në të ardhmen’. Pikë.” Por, kjo s’ka lidhje, sepse Hollivudi e merr atë që Hollivudi e kërkon.
Për t’i dhënë kuptim anketës, të paktën ata që u anketuan e zgjodhën një film që ka qenë gjatë rreth nesh për të merituar një ribërje. Disa nga rezultatet tjera, si “The Hunger Games”, kanë qenë për pak vite në terren. Por, ka arsye për ta dyshuar sondazhin me një mostër kaq të vogël të të anketuarve; 53 për qind e të intervistuarve thonë se do të donin të shihnin më shumë filma “Avatar”, që na bënë të besojmë se sondazhi iu dërgua secilit person në Tokë që ka dëshirë të shoh më shumë filma të tillë.
Ndonëse po bëhem cinik, sondazhi i plotë i Hollywood Reporterit është mjaft i matur, sidomos kur bëhet fjalë për James Bondin. Të anketuarit dhanë mendimin e tyre për çdo film të 007-shit, ku më i dashuri ishte “Goldfinger” e më i papëlqyeri “Moonraker”. Ndërkaq, kur u pyetën për karakterin e ardhshëm: 29 për qind miratuan një James Bond me ngjyrë, 20 për qind duan një Bond femër, 19 për qind një hispanik, 17 për qind aziatik e 15 për qind homoseksual. Por, sondazhi po ashtu tha se Pierce Brosnan ishte më i mirë se Daniel Craig, se George Lazenby ishte më i keqi, se 32 për qind e njerëzve e mbështetën fuqimisht idenë neveritëse të një James Bondi amerikan… dhe lartë është poshtë e poshtë është lartë dhe askush nuk e di asgjë.
Ka shumë gjëra për t’u analizuar, por nuk ka dyshim se ky sondazh do të ofrojë një mënyrë për të modeluar dekadën e ardhshme të filmbërjes. Në ndërkohë, dikush le ta mat Justin Bieberin për një xhaketë portokalli (që vishte Marty McFly). Do të ketë nevojë për të. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/djali-i-fadil-hoxh-euml-s-sharri-nd-euml-r-t-euml-par-euml-t-ka-shkruar-parullat-kosova-republik-euml_hd-780x439.jpg)
Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
![Prizreni ruan monedhat ilire](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.0628204016156_m-780x439.jpg)
Prizreni ruan monedhat ilire
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Koha e “Videos” dhe kasetave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/02/video-780x439.jpeg)
Koha e “Videos” dhe kasetave
![“Kurrë s’ka parë historia, që të vijë ne Shqipëri, një udhëheqës kaq i ndritur, si Hrushovi dhe shokët e tij”!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/11/Hrushovi-780x439.jpg)
“Kurrë s’ka parë historia, që të vijë ne Shqipëri, një udhëheqës kaq i ndritur, si Hrushovi dhe shokët e tij”!
![Historia e fisit Shala](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/shala3-e1709028942153-780x439.jpg)
Historia e fisit Shala
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti