Shkëndija ka kryer seancën stërvitore në Itali në kuadër të përgatitjeve para ndeshjes kualifikuese kundër Milanit, të vlefshme për kualifikimet drejt fazës grupore të Ligës së Evropës.

Të enjten mbrëma, në San Siro zhvillohet ndeshja e parë ndërmjet Rossonerëve dhe ekipit nga Tetova, ashtu që të zgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani do të përpiqen të japin maksimumin për duelin e madh.


ster1

Trajneri i Shkëndijës dhe kapiteni Ferhan Hasani janë zotuar për të nxjerrë rezultat pozitiv, ndërsa seanca stërvitore do t’u shërbejë për ta përgatitur skuadrën në mënyrën sa më të mirë para sfidës.

ster2

Nuk ka dyshim se nevojitet një taktikë e mirë dhe përgatitje maksimale për këtë takim duke mos anashkaluar edhe mbështetjen e madhe të tifozëve.  Shqiptarët nga të gjitha trevat janë bashkuar për t’i dhënë kurajë dhe zemër Shkëndijës.

ster2a

Është raportuar se formacioni pritet të jetë i ngjashëm skuadrën që e mposhti Vardarin në ndeshjen hapëse të sezonit në Maqedoni, ndërsa Juniori i skualifikuar do të zëvendësohet me një lojtar tjetër. /Telegrafi/

ster3

ster4

ster5

telegrafi sport app