LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik 2”, “Titanik 3” dhe “Tarifa”

Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik 2”, “Titanik 3” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Titanik 2”, “Titanik 3” dhe “Tarifa”.

Gjykatësi Ognen Stavrev në seancën e fundit për rastin “Titanik 2” njoftoi se sot do të rishikohen dëshmitë që ka dorëzuar Bedredin Ibraimi, të cilat kanë të bëjnë me deklaratat që i ka dhënë në Prokurorinë Themelore, kur lënda ka qenë në atë prokurori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në “Titanik 2” të akuzuar janë Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.


Ndërsa në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata dyshohen për parregullsi zgjedhore në Komunën e Çairit në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Seanca e kaluar u anulua për sot për shkak të mungesës së kryetarit të Këshillit Gjyqësor Olja Ristova.

Ndërkaq, në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softverik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej katër milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori