Nesër ditë e premte në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë plenare.

Në 13 pika të rendit të ditës, do të mbahet edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, kjo sipas kërkesës së GP të Verëvendosjes, për rastin e Astrit Deharit.


Rendi i ditës:Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, Koha për pyetje parlamentare, Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit, Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016, Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave, Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.